Lajme Zone
PD: 15.1 mld lekë për koncesionin e hemodializës në 6 vite, përfitues Klodian Allajbeu! Do bëjmë kallëzim
PolitikëReport TV

PD: 15.1 mld lekë për koncesionin e hemodializës në 6 vite, përfitues Klodian Allajbeu! Do bëjmë kallëzim

PD ngre akuza për koncesionin e hemodializës, duke pretenduar se në 6 vite janë paguar 15.1 mld lekë dhe se përfituesi kryesor është Klodian Allajbeu. Demokratët njoftuan se do t’ua referojnë materialet organeve ligjzbatuese.

Klodian Allajbeu është përfituesi më i madh i koncesionit të hemodializës, akuzon Partia Demokratike, e cila pretendon se në gjashtë vite për këtë shërbim janë paguar 15.1 miliardë lekë, ose rreth 150 milionë euro. Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Erges Eskiu, duke iu referuar të dhënave të Kontrollit të Lartë të Shtetit, tha se vetëm një pjesë e vogël e fondeve ka shkuar për shërbimin në qendrat spitalore publike, ndërsa pjesa më e madhe, sipas tij ka përfunduar te privati përmes kompanisë DiaVita dhe rrjetit të spitaleve të Allajbeut. LEXO edhe...PD akuza për makinën e Ramës: Mbi 100 mijë euro! Miliona euro të shpenzuara nga adminsitrata për automjete luksi “Klodian Allajbeu, pronari i rrjeteve të Spitalit Amerikan dhe Hygeia, rezulton si përfituesi më i madh i koncesionit të hemodializës, i cili, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, vetëm në gjashtë vjet ka përlarë 15.1 miliardë lekë, ose rreth 150 milionë euro”, tha Eskiu. Për të argumentuar akuzat, PD sjell si shembull vitin 2022. Sipas Eskiut, nga rreth 194 mijë seanca hemodialize të kryera gjatë atij viti, vetëm rreth 10.700 u realizuan në spitalin publik, ndërsa mbi 183 mijë, ose 94.4%, nga privati. “Vetëm në vitin 2022, nga 193,878 seanca të kryera gjithsej, vetëm 10,766 u kryen në spitalin publik, ndërsa 183,112 seanca, ose 94.4%, u kryen nga privati dhe PPP-ja”, thekon ai. Sipas llogaritjeve të PD-së, ngritja e qendrave publike të hemodializës në 11 qarqe do t’i kushtonte shtetit nga 4.5 deri në 5 milionë euro dhe deri në 10 milionë euro për qendra të standardeve të larta. Eskiu pretendon se edhe kostoja e trajtimit për pacient do të ishte të paktën 50% më e ulët se ajo e koncesionarit. PD, duke iu referuar KLSH-së, pretendon se në zbatimin e kontratës janë konstatuar edhe shkelje, mes tyre rritje fiktive e numrit të seancave dhe refuzim shërbimi për pacientë me sëmundje akute. Partia Demokratike thotë se do t’ua referojë materialet organeve ligjzbatuese. DEKLARATA E PLOTË E SEKRETARIT PËR AKSIONIN QYTETAR NË PD, ERGES ESKIU Klodian Allajbeu, pronari i rrjeteve të Spitalit Amerikan dhe Hygeia, rezulton si përfituesi më i madh i koncesionit të hemodializës, i cili, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, vetëm në gjashtë vjet ka përlarë 15.1 miliardë lekë, ose rreth 150 milionë euro. Nga këto para, vetëm një pjesë e vogël kanë shkuar për pagesa në qendrat spitalore publike, ndërsa pjesa tjetër ka shkuar për të kënaqur oreksin e Klodian Allajbeut nëpërmjet kompanisë Dia Vita dhe rrjetit të tij të spitaleve. Sa për ilustrim dhe për të krijuar një ide se si janë shpërndarë fondet, vetëm në vitin 2022, nga 193,878 seanca të kryera gjithsej, vetëm 10,766 u kryen në spitalin publik, ndërsa 183,112 seanca, ose 94.4%, u kryen nga privati dhe PPP-ja e Klodian Allajbeut. Le të bëjmë një llogari të thjeshtë. Në rast se në 11 qarqe do të vendosej që të ngriheshin qendra për hemodializën, buxhetit të shtetit nuk do t’i kushtonin më shumë se 4.5 ose 5 milionë euro, ndërsa, që t’i bësh ultra moderne, jo më shumë se 10 milionë euro. Duke shtuar dhe koston e hemodializës për pacient, e cila shkon së paku në 50% më lirë se ofron koncesionari, atëherë çdokush mund të llogarisë se sa ka qenë përfitimi i Allajbeut në këtë megavjedhje me leje dhe partneritet shtetëror. Tenderi është dhënë pa garë, ndërkohë që raporti i KLSH raporton shkelje të shumta nga ana e koncesionarit, si rritje fiktive të numrit të seancave, refuzim shërbimi për ata me sëmundje akute, etj. Pra, Edi Rama nuk e ka dhënë këtë shërbim me PPP për ta përmirësuar atë, por për të kënaqur të pangopurit dhe për të ndarë me ta paratë e taksapaguesve në shpinë dhe në dëm të shëndetit të tyre. E ka bërë për të trashur edhe më megapatronazhistët si Klodian Allajbeun e spitaleve, të cilin e ka si donator apo interlocutor të marrëdhënieve të tij korruptive me ndërkombëtarët. Partia Demokratike do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje dhe materialet do t’i referojë në organet ligjzbatuese, të cilat edhe në këtë rast, ashtu si në shumë raste të tjera, kanë vendosur të mbyllin sytë. Ne gjithashtu zotohemi se të gjitha praktikat korruptive do të zhbëhen menjëherë pas ardhjes në qeveri dhe shëndetësia do të kthehet në të mirë publike, me fokus te shëndeti i qytetarit, me programe të qarta që vendosin në qendër pacientët, duke i dhënë fund të konsideruarit e tyre si klientë për t’u zhvatur. SI.E./ReportTv.al PD hemodializa erges eskiu Klodian Allajbeu DiaVita Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 51.9% Keq 35.2% Nuk e di 12.9% Vota total: 4504 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?