Aktivistja Luçiana Kokaj deklaroi se pret që drejtësia, në këtë rast SPAK të hetojë siç duket rastin e Ergys Agasit, që u arrestua të mërkurën në darkë në zonën e Plepave në Durrës. Ajo tha se policia vonoi me arrestimin e Agasit që ishte prej 8 muajsh në kërkim. E ftuar në “Programin e drekës” në News24, me Ola Brukon, Kokaj tha se mafia në Shqipëri ka shtetin e saj. “Fakti që Ergys Agasi ndenji kaq kohë i fshehur, mendoj se policia duhet të jetë vonuar pak. Por s’jam askush që të gjykoj askënd. Ai ka qenë krah qeverisë dhe botës së krimit. Uroj që drejtësia të bëjë punën e saj. Që SPAK të bëjë punën dhe jo show. Raste të tilla janë të papranueshme që vendimet e qeverisë të merren në zyrën private të një biznesmeni, mafiozi, dhe kjo është e frikshme. Flas si qytetare. Në çdo shtet ka mafie, por mafia në Shqipëri ka shtetin e saj.”, tha ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Aktivistja Luçiana Kokaj
