Lajme Zone
Mali i Zi vijon provokimet, edhe Presidenti hedh akuza për sulme hibride; distancohet Tirana Zyrtare!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Mali i Zi vijon provokimet, edhe Presidenti hedh akuza për sulme hibride; distancohet Tirana Zyrtare!

Presidenti malazez deklaroi sot në Kolashin, se publiku duhet të mësojë se cilët zyrtarë të lartë dyshohen për përfshirje në aktivitete që mund të cenojnë stabilitetin e vendit.

Ministri Ferit Hoxha dhe Presidenti malazez Jakov Milatoviç Thellohet përplasja mes Tiranës dhe Podgoricës pas deklaratave të kryeministrit Milojko Spajić për veprime hibride destabilizuese dhe raportimeve të “Vijesti” që përfshijnë Shqipërinë dhe Serbinë. Presidenti Jakov Milatoviç i cilësoi akuzat “shumë serioze”, kërkoi verifikim institucional dhe thirri Këshillin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, ndërsa Tirana zyrtare hodhi poshtë çdo përfshirje të Shqipërisë në skenarë destabilizues. Pas akuzës së rëndë të Milojko Spajić, kryeministrit të Malit të zi që prek drejtpërdrejt Shqipërinë për pretendimet mbi ndërhyrje të huaja dhe operacione hibride, përplasja sa vjen e thellohet. Në debat është përfshirë edhe Presidenti Jakov Milatoviç, i cili kërkoi që akuzat të mos mbeten në nivelin e deklaratave politike, por të verifikohen nga institucionet e sigurisë.

Presidenti malazez deklaroi sot në Kolashin, se publiku duhet të mësojë se cilët zyrtarë të lartë dyshohen për përfshirje në aktivitete që mund të cenojnë stabilitetin e vendit.

“Dje, Kryeministri bëri akuza të rënda kundër aktorëve politikë në Mal të Zi, akuza që kanë të bëjnë me destabilizimin e Malit të Zi. Mendoj se kjo, sigurisht, duhet të verifikohet institucionalisht”, deklaroi Milatoviç. Kryeministri malazez ndez rajonin, akuzon Serbinë dhe Shqipërinë se po përgatisin sulm hibrid ndaj Podgoricës

27 Gusht, 19:28 Presidenti ka njoftuar edhe thirrjen për të hënën të një seance urgjente të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë. Sipas tij, drejtuesit e sektorit të sigurisë duhet të paraqesin informacionin që disponojnë dhe veprimet që kanë ndërmarrë deri tani.

“Thjesht duhet të kemi një pamje të plotë dhe të rrumbullakosur”, tha ai, shkruan "Vijesti".

Por Milatoviç shkoi më tej, duke kërkuar që autoritetet të bëjnë publikë edhe emrat e zyrtarëve të lartë të qeverisë që dyshohet se mund të jenë të përfshirë në këtë skemë.

“Mendoj se publiku duhet të dijë se për kë bëhet fjalë. Kush, supozoj, janë ministrat, madje edhe sekretarët e qeverisë, të cilët po destabilizojnë Malin e Zi nga brenda, të cilët janë të lidhur me strukturat dhe shërbimet kriminale”, deklaroi Milatoviç.

Presidenti malazez paralajmëroi njëkohësisht se pretendime të kësaj peshe nuk mund të përdoren si instrument në përplasjet e brendshme politike.

“Akuzat e bëra janë shumë, shumë serioze. Është shumë e rëndësishme që temat që lidhen me sigurinë, të cilat kualifikohen si kërcënim për stabilitetin e Malit të Zi, të mos përdoren në grindjet dhe diskutimet e përditshme politike”, tha ai.

Debati nisi pas deklaratave të kryeministrit Milojko Spajić për veprime hibride që, sipas tij, lidhen edhe me zyrtarë nga të paktën dy vende të rajonit. Gazeta malazeze “Vijesti” raportoi më pas se vendet të cilave u referohej kryeministri ishin Shqipëria dhe Serbia.

Spajić nuk e ka përmendur publikisht Shqipërinë me emër në deklaratën e cituar, por raportimet e medias malazeze kanë sjellë reagimin zyrtar të Tiranës.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, hodhi poshtë çdo përfshirje të Shqipërisë në skenarë destabilizues dhe theksoi se ndaj Tiranës nuk ekziston asnjë akuzë e formuluar zyrtarisht.

“Edhe pse nuk ka asnjë akuzë të formuluar zyrtarisht ndaj Shqipërisë, dua të theksoj fort dhe qartë se Shqipëria as nuk është dhe as nuk mund të jetë pjesë e ndonjë skenari destabilizues, as në Malin e Zi, një vend fqinj, mik, partner dhe aleat në NATO, me të cilin ndajmë të njëjtin projekt të anëtarësimit në BE, dhe as askund tjetër”, deklaroi Hoxha.

Kreu i diplomacisë shqiptare tha se Shqipëria ndjek një politikë të kundërt me atë që sugjerojnë aludimet e publikuara në Malin e Zi, duke e lidhur qëndrimin e Tiranës me bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal.

Hoxha bëri të ditur gjithashtu se Tirana dhe Podgorica janë në komunikim të vazhdueshëm diplomatik. Ai konfirmoi kontaktet e drejtpërdrejta me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Ervin Ibrahimović, si dhe me zëvendëskryeministrin Nik Gjeloshaj.

Ministri kërkoi që debatet e brendshme politike të një vendi fqinj të mos prodhojnë tensione artificiale në marrëdhëniet mes dy shteteve. Ai u kërkoi edhe aktorëve politikë në Shqipëri të marrin informacion zyrtar përpara se ta përdorin çështjen në debatin e brendshëm.

Raportimet nga Podgorica kanë sjellë edhe reagimin e ish-kryeministrit dhe ish-deputetit socialist Pandeli Majko.

Majko u ndal te pretendimi se Shqipëria dhe Serbia mund të jenë dy vendet e përfshira në veprime të koordinuara hibride kundër Malit të Zi, duke ngritur pikëpyetje mbi logjikën politike dhe diplomatike të një skenari të tillë.

Sipas tij, Shqipëria nuk ka asnjë “dashuri” gjeopolitike me Serbinë që do të shpjegonte një veprim të sinkronizuar kundër Podgoricës. Majko kërkoi gjithashtu që pretendimet të shoqërohen me hapa zyrtarë, nëse autoritetet malazeze disponojnë prova.

“Mali i Zi duhet të japë shpjegime nëse jemi përballë një skandali rajonal, ku një vend i NATO-s po ‘sulmon’ një anëtar tjetër të kësaj aleance! Në të kundërtën, duhet të pranojë se janë komente emocionale, të paprovuara në rrjetet sociale!”, deklaroi Majko.

Nëse pretendimet për ndërhyrje hibride ndaj Malit të Zi lidhen zyrtarisht me Shqipërinë, atëherë Podgorica duhet t'i mbështesë ato me fakte dhe t'i adresojë përmes kanaleve institucionale.

Deri tani, sipas deklaratës së Ferit Hoxhës, ndaj Shqipërisë nuk është formuluar asnjë akuzë zyrtare. Emri i saj ka dalë nga raportimet e medias malazeze mbi deklaratat e Spajić. Mirëpo kaq ka mjaftuar që gjakrat të ndizen./Pamfletitirana mali i zi akuzat Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Ripëtëritja e Berishës si Rilindja e Ramës”, Dashamir Shehi: Nuk do sjellë asgjë 28 Gusht 2026, 14:3814:38Politike Nisma e qeverisë për transparencën e çmimeve, Tabaku: Ulni taksat, luftoni monopolet dhe mbështesni bujqësinë 28 Gusht 2026, 14:2214:22Politike Rama ‘tmerrohet’ nga vezët e protestuesve, ndryshon vendtakimin me drejtuesit politikë dhe ministrat 28 Gusht 2026, 13:1013:10Politike “Më pak mbrojtje, më shumë tarifa”, Zhupa akuza qeverisë: Betonizon zonat e mbrojtura dhe 5-fishon faturën për qytetarët 28 Gusht 2026, 11:1311:13Politike Braçe i kërkon qeverisë të heqë taksën e qarkullimit: Tani është koha, do të ulet çmimi i karburanteve 27 Gusht 2026, 21:2321:23Politike Sali Berisha kërkon të ripërtërijë PD-në me Tik-Tok dhe AI! 27 Gusht 2026, 20:1620:16Politike