Lajme Zone
GJKKO lë në burg Ergys Agasin, dëshmia: Nuk kam marrë pjesë në tenderë!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

GJKKO lë në burg Ergys Agasin, dëshmia: Nuk kam marrë pjesë në tenderë!

Ndërkohë në përfundim të seancës, avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia ka dhënë detaje mbi atë që ka ndodhur sot në GJKKO.

Ergys Agasi Nuk ka liri Ergys Agasin. GJKKO ka vendosur masën arrest me burg në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Sipas mbrojtjes, nga shqyrtimi i materialeve ka rënë akuza për heqjen e paligjshme të lirisë, ndërsa organi i akuzës ka paraqitur akuzën për korrupsion pasiv. Agasi ka dhënë shpjegime para gjykatës dhe ka mohuar përfshirjen në tendera, përfitimet prej tyre dhe pjesëmarrjen në grupe kriminale. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Ergys Agasin, i quajtur ndryshe edhe 'koordinatori i krimit'. GJKKO kishte caktuar më herët në mungesë ndaj Agasit masën e sigurisë “arrest në burg”. Seanca e sotme u ndërpre përkohësisht pasi avokati i tij, Maks Haxhia, kërkoi kohë për t'u njohur me aktet e dosjes. Pas rifillimit të saj, gjykata vendosi të linte në fuqi masën e sigurisë.

Ndërkohë në përfundim të seancës, avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia ka dhënë detaje mbi atë që ka ndodhur sot në GJKKO.

Sipas Haxhisë, një nga zhvillimet e seancës lidhet me akuzën për heqjen e paligjshme të lirisë. Avokati pretendon se analiza e provave të administruara dhe vendimeve të prokurorisë çoi në heqjen e kësaj akuze ndaj klientit të tij.

“Problemi është që akuza e heqjes së paligjshme të lirisë në drejtim të zotit Agasi, me analizat që iu bënë provave të administruara dhe vendimeve të prokurorisë, tregoi dhe çoi në çlirimin e kësaj akuze në ngarkim të zotit Agasi”, deklaroi Haxhia.

Mbrojtja bëri të ditur ndërkohë se ndaj Agasit është paraqitur akuza për korrupsion pasiv. Haxhia kundërshtoi bazën provuese të kësaj akuze dhe pretendoi se materiali i paraqitur deri tani nuk e mbështet atë.

“Akuza për korrupsion pasiv, pasiguria e materialit të paraqitur deri tani e ka ndjekur akuzën për të qëndruar në pozitat e presionit ndaj gjykatës. Sot u paraqit kjo akuzë”, tha avokati.

Haxhia tregoi gjithashtu se Ergys Agasi ka folur para gjykatës dhe e ka përqendruar qëndrimin e tij te dyshimet për tenderët dhe grupin kriminal.

“Klienti foli dhe dha shpjegime dhe insistoi e provoi se nuk ka qenë kurrë pjesëmarrës në tendera, nuk ka pasur asnjë përfitim nëpërmjet tenderimit dhe nuk ka qenë pjesë e grupeve kriminale në presione të ndryshme”, deklaroi Haxhia.

Agasi kërkohej që prej dhjetorit 2025. Gjatë operacionit të 16 dhjetorit, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Policia ushtruan kontrolle në ambiente të lidhura me të, por nuk e gjetën biznesmenin.

Prej atij momenti ai qëndroi në arrati për rreth tetë muaj. Policia e lokalizoi këtë javë në Elbasan, ku dyshohet se kishte qëndruar gjatë periudhës së arratisë. Në operacion u angazhuan BKH, FNSH dhe Shqiponjat. Forcat e policisë e ndoqën automjetin me të cilin Agasi udhëtonte nga Elbasani drejt Durrësit dhe ndërhynë në zonën e Plepave.

Agasi udhëtonte me një “Audi RS6”, automjet me vlerë të raportuar rreth 100 mijë euro. Brenda makinës policia gjeti edhe rreth 4 mijë euro cash.

Me të ndodhej Uljan Shpataraku, ish-zyrtar i Policisë së Elbasanit. Edhe Shpataraku ishte shpallur në kërkim, pasi disa javë më parë kishte kërcënuar me jetë punonjësit e një hoteli në jug.

Policia e arrestoi atë edhe nën dyshimin për përkrahje të autorit të krimit, për shkak të shoqërimit të Agasit gjatë kohës kur ky i fundit kërkohej nga autoritetet. ergys agasi gjkko Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zjarr i madh në Tërbuq të Gjirokastrës, flakët rrezikojnë dy fshtra 28 Gusht 2026, 15:3615:36Aktualitet Zjarr në Vranisht të Himarës/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, tymi mbulon zonën 28 Gusht 2026, 14:4314:43Aktualitet Vapa nuk ikën me gushtin/ Temperaturat deri në 42°C, si parashikohet moti në ditët e para të shtatorit 28 Gusht 2026, 12:3612:36Aktualitet Publikuan fotot e Ergys Agasit dhe ish-policit Shpataraku pas arrestimit, pezullohen nga detyra 2 efektivë të “Shqiponjave” 28 Gusht 2026, 10:5810:58Aktualitet Ndërpritet seanca për Agasin në GJKKO, mbrojtja kërkon kohë për t’u njohur me dosjen 28 Gusht 2026, 10:2510:25Aktualitet Zjarret në vend/ 22 vatra në 24 orë, tre mbeten aktive; helikopterët e FA ndërhyjnë në Dajt, Bulqizë dhe Dibër 28 Gusht 2026, 09:3409:34Aktualitet