Lajme Zone
Gjashtë pasojat e gjashtë muajve të luftës në Iran!
PolitikëPamfleti

Gjashtë pasojat e gjashtë muajve të luftës në Iran!

Kjo bie ndesh me parashikimin e Trumpit se konflikti do të mbyllej brenda katër javësh. Duke e pranuar se sulmet e reja ushtarake nuk po e detyrojnë Teheranin të bëjë lëshime, Uashingtoni po rikthehet te presioni ekonomik. Sekretari i Shtetit Marco Rubio u ka thënë aleatëve, se të paktën “për momentin”, nuk ka gjasa për sulme të reja. Ndërkohë, gjashtë pasoja të luftës janë bërë tashmë të dukshme.

Foto ilustruese Gjashtë muaj pas nisjes së sulmeve amerikane dhe izraelite, lufta që Donald Trump e kishte quajtur një “aksion të vogël”, është shndërruar në një konflikt të zgjatur dhe pa një zgjidhje të dukshme. Irani nuk është dorëzuar, Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar dhe pasojat po ndihen në politikën amerikane, ekonominë globale dhe sigurinë e Lindjes së Mesme. Gjashtë muaj pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit, konflikti është shndërruar në një ngërç të kushtueshëm dhe gjithnjë e më jopopullor në SHBA. Irani nuk është dorëzuar, trafiku detar nëpër Ngushticën e Hormuzit vazhdon të jetë ende i bllokuar në përgjithësi dhe s’ka ende një rrugë të qartë drejt përfundimit të luftës.

Kjo bie ndesh me parashikimin e Trumpit se konflikti do të mbyllej brenda katër javësh. Duke e pranuar se sulmet e reja ushtarake nuk po e detyrojnë Teheranin të bëjë lëshime, Uashingtoni po rikthehet te presioni ekonomik. Sekretari i Shtetit Marco Rubio u ka thënë aleatëve, se të paktën “për momentin”, nuk ka gjasa për sulme të reja. Ndërkohë, gjashtë pasoja të luftës janë bërë tashmë të dukshme.

1. Trump po paguan një kosto politike

Lufta ishte e papëlqyer që në fillim dhe mbështetja për të ka rënë më tej. Sipas Reuters/Ipsos, miratimi për Trumpin ka zbritur nga 40 në 33 për qind që prej nisjes së konfliktit, ndërsa rritja e çmimeve të karburanteve ka goditur premtimin e tij për uljen e kostos së jetesës.

Vetëm 31 për qind e amerikanëve e mbështesin luftën. Pakënaqësia për çmimet e larta, mund të dëmtojë republikanët në zgjedhjet e nëntorit për Kongresin, kur partia duhet të mbrojë shumicat e saj të ngushta.

Konflikti ka thelluar edhe përçarjet brenda Partisë Republikane, mes izolacionistëve që kërkojnë përfundimin e luftës dhe atyre që duan vazhdimin e presionit ushtarak ndaj Teheranit.

2. Ekonomia globale është tronditur, por jo aq sa u mendua në fillim

Ngushtica e Hormuzit, është një prej arterieve kryesore të tregtisë globale të energjisë. Përmes saj kalon rreth një e pesta e furnizimeve energjetike të botës, ndaj ndërprerjet e trafikut detar shkaktuan rritje të fortë të çmimeve të naftës dhe frikë për një recesion global.

Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka ulur dy herë parashikimin për rritjen globale që nga nisja e luftës dhe tani pret një rritje prej 3 për qind këtë vit, nga 3.3 për qind që parashikonte në janar. Megjithatë, ekonomia botërore ka treguar më shumë qëndrueshmëri se gjatë krizave të naftës të viteve 1970.

Varësia më e vogël nga energjia, konsumi i fortë dhe investimet, veçanërisht në inteligjencën artificiale, kanë ndihmuar në zbutjen e goditjes.

3. Irani është dëmtuar rëndë, por nuk është mposhtur

Ushtria dhe ekonomia iraniane kanë pësuar dëme të mëdha, por Teherani mund të kryejë ende sulme dhe të pengojë lundrimin në Hormuz. Në maj, admirali Brad Cooper, komandanti amerikan për Lindjen e Mesme, tha se forcat amerikane kishin shkatërruar 161 mjete detare iraniane dhe kishin nxjerrë jashtë funksionit 82 për qind të mbrojtjes ajrore të Iranit.

Por Irani ruan raketat dhe dronët dhe ka goditur anije tregtare dhe objekte ushtarake amerikane në rajon. Në mars, Reuters raportoi se SHBA-ja mund të konfirmonte shkatërrimin e vetëm rreth një të tretës së arsenalit raketor iranian.

Lufta ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka përkeqësuar krizën ekonomike. Në korrik, çmimet e ushqimeve ishin 128 për qind më të larta se një vit më parë. Ndërkohë, kërcënimi i jashtëm ka zbehur përçarjet politike brenda Iranit dhe ka sjellë një goditje më të ashpër ndaj kundërshtarëve të qeverisë.

4. Lindja e Mesme është bërë më e paqëndrueshme

Lufta synonte të eliminonte Iranin si kërcënim për rajonin, por analistët thonë se rezultati mund të ketë qenë i kundërt: Teherani është bërë më i vendosur, ndërsa rajoni më i pasigurt.

Sulmet iraniane me raketa dhe dronë ndaj vendeve arabe të Gjirit, kanë goditur objekte ushtarake e diplomatike amerikane dhe kanë ndërprerë fluturimet. Sulmet ndaj anijeve nga Irani, së bashku me bllokadën e Huthive ndaj trafikut detar të lidhur me Arabinë Saudite në Detin e Kuq, i kanë rritur kostot e sigurimit dhe transportit.

Pasojat janë ndjerë edhe në zinxhirët e furnizimit dhe kanë shtuar pasigurinë për ekonomitë e vendeve të Gjirit.

5. Iranit mund t’i duhet më shumë kohë për të pasur armë bërthamore

Sulmet amerikane dhe izraelite, kanë dëmtuar rëndë tre prej objekteve kryesore iraniane të pasurimit të uraniumit dhe disa qendra të dyshuara për veprimtari të lidhura me armët bërthamore. Po ashtu, sulmet izraelite kanë vrarë disa shkencëtarë të rëndësishëm të programit iranian.

Sipas shërbimeve sekrete amerikane, koha që Iranit do t’i duhej për të prodhuar materialin e nevojshëm për një bombë është rritur në rreth një vit, nga gjashtë muaj para luftës. Por gjendja reale e programit mbetet e paqartë.

Inspektorët ndërkombëtarë nuk janë kthyer në objektet bërthamore dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike nuk ka mundur të përcaktojë vendndodhjen e rreth 440 kilogramëve uranium të pasuruar në nivelin 60 për qind. Irani vazhdon të mohojë se synon të prodhojë armë bërthamore.

6. SHBA-ja ka dobësuar rezervat dhe gatishmërinë e saj ushtarake

Edhe ushtria amerikane po përballet me pasojat e luftës. Një raport i Shërbimit Kërkimor të Kongresit thoshte se 42 mjete ajrore amerikane ishin humbur gjatë konfliktit, si nga sulmet iraniane, ashtu edhe nga aksidentet. Shqetësimi kryesor lidhet me municionet.

Reuters ka raportuar se ushtria amerikane ka përdorur “pothuajse të gjithë” rezervën globale të disa llojeve të raketave me precizion të lartë. Sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, deri në korrik SHBA-ja kishte përdorur rreth 65 për qind të interceptorëve Patriot dhe kishte pakësuar me të paktën 38 për qind rezervat e raketave THAAD.

Për të përballuar luftën, Uashingtoni ka zhvendosur avionë, anije dhe kapacitete të tjera ushtarake nga Evropa dhe Paqësori drejt Lindjes së Mesme. Kjo ka zgjatur dislokimet dhe ka ngritur pikëpyetje për gatishmërinë amerikane në rajone të tjera.

Aeroplanmbajtësja “USS Gerald R. Ford” qëndroi në mision për më shumë se një vit, në dislokimin e saj më të gjatë që nga Lufta e Vietnamit. Ndërkohë, USS Abraham Lincoln kishte kaluar 200 ditë radhazi në det.

Zëvendësimi i saj javën e kaluar nga një aeroplanmbajtëse e ardhur nga Paqësori, është një tregues se sa shumë po konsumon lufta kapacitetet ushtarake amerikane./ Përshtati "Pamfleti", nga “Reuters”lufta iran shba Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota "Do të quhet Liqeni Amerika"/ Trump vijon me 'goditjet', firmos ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario 27 Gusht 2026, 19:5819:58Rajoni dhe Bota Ar e metale të çmuara/ Grabitje spektakolare në Spanjë, zhduket thesari 3 mijëvjeçar i Villenës! 27 Gusht 2026, 19:0319:03Rajoni dhe Bota Nga maja e Himalajeve drejt Nepalit: Si shembet një akullnajë? 27 Gusht 2026, 18:4218:42Rajoni dhe Bota Vajza e tij vrau veten nga turpi me pistoletën që i kishte dhuruar ai, plaga më e thellë e “Kasapit të Ballkanit”! 27 Gusht 2026, 17:5817:58Rajoni dhe Bota Sulme me armë në një shkollë në Gjermani, dy viktima 27 Gusht 2026, 17:3017:30Rajoni dhe Bota Alarm në aeroportet britanike, hakerët marrin të dhënat e 8.7 milionë pasagjerëve 27 Gusht 2026, 16:3916:39Rajoni dhe Bota