Lajme Zone
'Kam drogë në xhep, por nuk është e imja', shqiptari në Angli dënohet me tre vite e 8 muaj burg
BotëReport TV

'Kam drogë në xhep, por nuk është e imja', shqiptari në Angli dënohet me tre vite e 8 muaj burg

Alla u arrestua më 5 mars, pranë banesës së tij në Shelton, pasi ishte vënë nën vëzhgim nga policia. Gjatë kontrollit fizik, efektivët i gjetën 5.8 gramë kokainë, të ndarë në 13 qese, si dhe 40 paund në para dhe një telefon

Një 29-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Mirand Alla, është dënuar me tre vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Kurorës në Stoke-on-Trent, në Angli, pasi u shpall fajtor për posedim të kokainës dhe kanabisit me qëllim furnizimin dhe shpërndarjen. Alla u arrestua më 5 mars, pranë banesës së tij në Shelton, pasi ishte vënë nën vëzhgim nga policia. Gjatë kontrollit fizik, efektivët i gjetën 5.8 gramë kokainë, të ndarë në 13 qese, si dhe 40 paund në para dhe një telefon. LEXO edhe...Arrestohet në Londër 35-vjeçari i kërkuar nga SPAK për dosjen e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë Më pas, policia kontrolloi edhe banesën e 29-vjeçarit në Cauldon Road, ku sekuestroi 7.2 gramë kanabis, qese plastike dhe tre palë peshore elektronike. Në njërën prej peshoreve u gjetën edhe gjurmë kokaine. Provat e sekuestruara nga telefoni i shqiptarit treguan se ai ishte përfshirë në furnizimin dhe shpërndarjen e kokainës dhe kanabisit nga 24 janari deri në ditën e arrestimit. Prokurorja Manizja Latifi tha në gjykatë se policia e kishte parë Allën duke drejtuar një Volkswagen Golf gri në Stoke-on-Trent më 4 mars. Një ditë më pas, pak para mesditës, efektivët e panë atë dhe partneren e tij duke dalë nga banesa dhe duke shkuar drejt automjetit. Gjatë arrestimit, Alla u tha oficerëve: “Kam drogë në xhepin tim të majtë. Nuk është e imja.” Në gjykatë, shqiptari u deklarua fajtor për posedim të një droge të klasës A me qëllim furnizimin dhe shpërndarjen, si dhe për posedim të një droge të klasës B me të njëjtin qëllim. Avokati i tij, Paul Cliff, tha se Alla kishte zhvilluar varësi ndaj kokainës dhe se shpërndante drogë për të siguruar dhe financuar përdorimin e tij. Sipas mbrojtjes, 29-vjeçari ishte i penduar për veprimet e tij dhe pranonte se pas përfundimit të dënimit do të kthehej në Shqipëri, ku ka edhe fëmijët dhe familjen e tij. Gjykatësi Graeme Smith theksoi gjatë seancës se përfshirja në furnizimin me drogë kishte kontribuar në vazhdimin e ciklit të dëmit të shkaktuar nga substancat narkotike. Ai shtoi se, megjithëse gjykata e pranonte varësinë e Allës dhe borxhet që ai kishte krijuar për drogë, përfshirja e tij në furnizimin e personave të tjerë kishte sjellë dëme edhe për shoqërinë. Pas vuajtjes së gjysmës së dënimit, Mirand Alla pritet të dëbohet automatikisht nga Britania e Madhe dhe të rikthehet në Shqipëri. Xh.K/ReportTv.al mirand alla droge angli Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 51.9% Keq 35.3% Nuk e di 12.8% Vota total: 4439 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?