Lajme Zone
KulturëReport TV

Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, përurohet në Shkodër ekspozita ‘Rrmaji – Vend Kujtese dhe Kërkimi’


Dokumentet arkivore dhe dëshmitë e lidhin territorin pranë murit të Varrezave të Rrmajit dhe Zallin e Kirit me ekzekutime politike dhe varrime të fshehta, veçanërisht gjatë viteve të para të regjimit komunist.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit përuroi pranë Varrezave të Rrmajit në Shkodër, ekspozitën e Përhershme Informuese “Rrmaji – Vend Kujtese dhe Kërkimi”. Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Arqipeshkvinë Metropolitane Shkodër–Pult, Shoqatën e Ish-të Përndjekurve Politikë, Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi”. LEXO edhe...‘Dola për një shëtitje’- Piktura bashkon 11 artistë në Korçë! Ekspozita, e frymëzuar nga jeta e përditshme e qytetit Kryetarja e Autoritetit bëri të ditur se, vetëm në qarkun e Shkodrës, nga dokumentet dhe të dhënat e administruara janë evidentuar 372 persona të vrarë ose të zhdukur gjatë regjimit komunist. Për 13 prej tyre, të dhënat e mbledhura e lidhin vendvarrimin e mundshëm me territorin pranë Varrezave të Rrmajit. Autoriteti disponon gjithashtu rreth 30 dëshmi të regjistruara me figurë dhe zë, të dhëna nga familjarë dhe dëshmitarë që kërkojnë qartësimin e fatit të të afërmve. Këto dëshmi përmbajnë emra, vende, rrethana dhe të dhëna që orientohen drejt kërkimit arkivor dhe verifikimeve në terren. Dokumentet arkivore dhe dëshmitë e lidhin territorin pranë murit të Varrezave të Rrmajit dhe Zallin e Kirit me ekzekutime politike dhe varrime të fshehta, veçanërisht gjatë viteve të para të regjimit komunist. Ekspozita përbëhet nga tri struktura informuese, të cilat paraqesin Rrmajin si vend kujtese dhe kërkimi, të drejtën e familjeve për të ditur dhe historinë e represionit komunist në Shkodër. Më 9 maj 2026, autoriteti u përcolli Prokurorisë së Përgjithshme, prokurorive përkatëse, Policisë së Shtetit, bashkive dhe institucioneve të tjera përgjegjëse dokumentacionin për pesë vendvarrime të dyshuara në vend. Autoriteti kërkoi shqyrtimin juridik të rasteve, autorizimin e gërmimeve dhe zhvarrimeve të kontrolluara, si dhe koordinimin ndërinstitucional për kërkimin, rikuperimin dhe identifikimin e mbetjeve mortore. R.Xh/E.H/ReportTv.al Diktaturë ish te perndjekurit Rrmaji ekspozite dita nderkombetare e personave te zhdukur Shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 51.9% Keq 35.2% Nuk e di 12.9% Vota total: 4504 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?