Sydney Sweeney ka zgjedhur një qasje të guximshme për të promovuar koleksionin e saj të ri të të brendshmeve nga marka Syrn, në një reklamë me skena provokuese dhe një estetikë të theksuar sensuale.
Aktorja 28-vjeçare shfaqet fillimisht me të brendshme, ndërsa më pas reklama kalon në skena më të ekspozuara.
Në një prej tyre, Sweeney pozon topless, duke mbuluar gjoksin me dy ëmbëlsira, ndërsa në një tjetër shfaqet me një komplet të zi të brendshmesh, rrip llastiku dhe çorape, shkruan DailyMail.
Një pjesë e reklamës zhvillohet rreth një torte ditëlindjeje. Sweeney shfaqet pranë saj, provon kremin dhe më pas i drejtohet kamerës në një mënyrë të qëllimshme joshëse. Fushata përfshin gjithashtu pamje të afërta dhe disa modele të koleksionit të ri.
Reklama ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit komentuan veçanërisht natyrën e drejtpërdrejtë të fushatës.

