Lajme Zone
Zjarri në Vranisht të Vlorës, përfshihet nga flakët një banesë, digjen dhe disa hektarë sipërfaqe pyjore
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Vranisht të Vlorës, përfshihet nga flakët një banesë, digjen dhe disa hektarë sipërfaqe pyjore

Një banesë e pabanuar është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë disa hektarë me pisha dhe sipërfaqe pyjore në fshatin Vranisht të bashkisë Himarë.

Një banesë e pabanuar është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë disa hektarë me pisha dhe sipërfaqe pyjore në fshatin Vranisht të bashkisë Himarë. Situata paraqitet e vështirë për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të larta, ndërsa flakët vijojnë të jenë aktive dhe rrezikojnë seriozisht disa banesa pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt banesave.

Ndërkohë, në operacionin për shuarjen e zjarrit është angazhuar edhe një helikopter, i cili po kryen hedhje uji nga ajri në vatrat më aktive.

Përveç sipërfaqeve me pisha dhe pyje, zjarri ka përfshirë edhe zona me shkurre, barishte dhe pemëtari, duke e bërë situatën veçanërisht të vështirë për ndërhyrjen e forcave në terren.

Zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe helikopteri po vijojnë përpjekjet për neutralizimin e flakëve Top Channel