Dy të rinj janë vënë sot në pranga nga policia e Tiranës, pasi kanë tentuar t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, Kreut të FSHF, duke iu prezantuar si Taulant Balla. Por ky nuk është rasti i parë kur të rinj përdorin këtë skemë për të zhvatur para nga biznesmenë.
Skema e mashtrimit që dyshohet se lidhet me Florian Gjergjin dhe një grup që vepron me të, është shfaqur në disa raste të tjera, me një mënyrë të përsëritur veprimi: përdorimi i emrave të personazheve të njohur për të krijuar besueshmëri dhe më pas kërkesa për shuma të mëdha parash.
Në rastet e raportuara, personat që vepronin në kuadër të skemës prezantoheshin si zyrtarë të lartë apo figura publike. “Taulant Balla jam, më duhen 100 mijë euro”, si tentuan dy të rinjtë të mashtronin Armand Dukën, agjenti i infiltruar iu prezantua si djali i kreut të FSHF
Aktualitet Në një prej rasteve, përdorej emri i kryebashkiakut të Vlorës, ndërsa në raste të tjera emra të njohur të politikës. Kontakti bëhej përmes aplikacioneve të komunikimit dhe viktimave u kërkoheshin shuma parash, duke u krijuar përshtypjen se kërkesa vinte drejtpërdrejt nga personi që i shkruante. “Jam kryebashkiaku i Vlorës, më duhen 35 mijë euro”/ Skema e mashtrimit e Florian Gjergjit, të arrestuarit prezantoheshin si zyrtarë të lartë
Aktualitet Një nga rastet më të bujshme ishte përdorimi i emrit të Taulant Ballës. Një biznesmeni iu dërgua mesazh nga një person që pretendonte se ishte Balla dhe i kërkoi 100 mijë euro, me argumentin se paratë do të merreshin nga një person i njohur i tij. “Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, kush është shkodrani që mashtron biznesmenët, “koka” e grupit kriminal
Aktualitet Kjo skemë dyshohej se lidhej me Florian Gjergjin.
Në një tjetër episod, grupi dyshohej se kishte tentuar t’i merrte një biznesmeni 100 mijë euro, ndërsa në rastin e vitit 2023 bëhej fjalë për persona që prezantoheshin si zyrtarë të lartë dhe kërkonin para në emër të tyre. Emrat/ Tentuan t’i merrnin një biznesmeni 100 mijë euro, arrestohen në Tiranë babë e bir
Aktualitet Skema shfaqet sërish në rastin e bërë publik sot, ku në shënjestër ishte presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Dy të rinj dyshohet se e kontaktuan përmes një profili të rremë, duke përdorur emrin e Taulant Ballës, dhe i kërkuan 100 mijë euro. Fillimisht kërkesa ishte për pagesë në kriptomonedha.
Duka dyshoi për mashtrimin dhe njoftoi Policinë. Në vijim u organizua dorëzimi i parave dhe një agjent i infiltruar iu prezantua të dyshuarve si djali i kreut të FSHF-së. Dy të rinjtë u arrestuan në flagrancë në momentin kur po kryhej dorëzimi i shumës.
Ajo që bie në sy në episodet e raportuara ndër vite është përdorimi i përsëritur i emrave të personazheve të njohur si pjesë e skemës për të fituar besimin e viktimave. Nga një kryebashkiak te një ministër dhe tashmë në rastin e Armand Dukës, emri i një figure publike përdoret si pikënisje e komunikimit dhe si mjet për ta bërë kërkesën për para më të besueshme.
Skema e sotme nuk dihet nëse lidhet ose jo me grupin e Florian Gjergjit. Top Channel

