Në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv u diskutua mbrëmjen e sotme mbi hetimet e SPAK për drejtoreshën e shkarkuar të SHISH, Vlora Hyseni, që çuan në mbledhjen edhe të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ish-deputeti Halit Valteri tha se historia mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit (i arrestuar më herët për dosjen e AKSHI-t) nuk duhet parë si një histori rozë. Valteri hodhi si hipotezë se Agasi mund të ketë qenë agjent që punonte për llogari të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Vlora Hysenit. “Nëse kjo është e vërtetë, nuk e di se çfarë përmasash do marrë. Pastaj duhet parë roli ka luajtur ai djali që është në burg. Mund të ketë qenë një agjent i infiltruar i Vlora Hysenit. Kjo zonja nuk është një njeri i zakonshëm, ka drejtuar shërbimet e 2 vendeve, të Kosovës e Shqipërisë. Fakti që zonja i kërkon gjykatës që të bëhet ekspertiza e celularit të saj, që të bëhet nga agjenci të huaja serioze, do të thotë që ajo nuk ka besim sesi do të përdoren nga ata që do t’i shikojnë dhe nga mënyra sesi do të serviren. Tani supozojmë që Gysi mund të jetë agjent, sepse nuk jemi në kohën e Fahri Balliut që haje paçe dhe shikoje atë tjetrin kë takoi. Po e trajtuam histori rozë këtë, nuk kemi bërë asgjë”, tha mes të tjerash Valteri. LEXO EDHE:Vlora Hyseni në ‘arrest shtëpie’/ Dashi: SPAK të hetojë gjithë zinxhirin komandues të SHISH! Basha: Opozita të mos sulmojë institucionet, por të merret me fenomenin Në vijim të fjalës së tij, Valteri tha se standardin që Edi Rama zbatoi me Vlora Hysenin, të cilën pas masave të sigurisë të nxjerra nga SPAK e shkarkoi nga detyra, kryeministri duhet ta zbatojë për çdo zyrtar tjetër nën hetim, përfshi edhe ish-zv.kryeministren Belinda Balluku. “Kështu që pa parë se çfarë ka ndodhur, ne dimë që kanë dalë 2 faqe dhe është bërë një zhurmë e madhe dhe ka marrë një përmasë të madhe skandali. Duhet parë se çfarë ka hetuar SPAK. Rama këtë që bëri me Hysenin duhet të bëjë edhe me këtë që mban nën sqetull (Ballukun). Për të gjithë ata që përdorin pushtetin dhe besimin që u jepet për të kontribuar në këtë shoqëri, kështu duhet të jetë. SPAK ka një pushtet që nuk duhet cënuar nga askush”, shtoi Valteri. Nga ana tjetër, avokati Rezart Kthupi tha se dosja e SPAK për Vlora Hysenin ka baza të forta, përderisa në një hark të shkurtër kohor GJKKO pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për masat e sigurisë ndaj ish-kreut të SHISH. Kthupi shtoi se problemi nuk është vetëm me Vlora Hysenin si individ, por sipas tij, me të gjithë procedurën shtetërore të përzgjedhjes së saj në krye të SHISH. Sipas Kthupit, SPAK duhet të zgjerojë hetimet dhe të shohë nëse Hyseni ka vepruar e vetme në ndarjen e informacioneve sekrete, apo ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë të përfshirë. “Ajo dosje ka disa baza dhe i ka të mirë. Narrativa e Presidentit nuk duhet të jetë që ‘kjo është çështje personale dhe duhet të zgjidhet në nivel personal’. Kur bëhet fjalë për titullar institucioni, këtu nuk bëhet fjalë për një çështje personale. Dhe një pyetje tjetër, ‘kjo zonja Hyseni këto punë i ka bërë vetëm?’ Ne nuk e kemi problemin me zonjën Hyseni në vetvete. E kemi problemin me mënyrën sesi Hyseni vjen në atë post. Pra problemi është me të gjithë procedurën shtetërore të përzgjedhjes së njeriut më të rëndësishëm të sigurisë kombëtare”, tha mes të tjerash Kthupi. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: repolitix vlora hyseni SHISH hetimet per grupin e agasit spak GJKKO Halit Valteri rezart kthupi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Shtator, 18:15
Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.9% Jo 38% Disi 7.1% Vota total: 2896 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

