Lajme Zone
Grupi i hakerave iranian publikon mbi 600 numra telefonash të personelit të SHISH
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Grupi i hakerave iranian publikon mbi 600 numra telefonash të personelit të SHISH

Grupi iranian i hakerëve “HomeLand Justice” ka publikuar në Telegram mbi 600 numra celularë për të cilat pretendojnë se i përkasin personelit të SHISH. Ata kanë publikuar edhe faturat e kompanisë telefonike, ku janë bërë pagesat në emër të SHISH.

TIRANË- Grupi i hakerave iranianë, HomeLand Justice ka publikuar në Telegram një sërë dokumentesh, mes të cilave pretendon se janë edhe numrat celularë të personelit të Shërbimit Informativ Shtetëror. Bëhet fjalë për mbi 600 numra celularë të stafit të SHISH. Krahas tyre grupi iranian, i cili ka marrë përsipër disa herë sulmet kibernetike ndaj institucioneve shqiptare, ka publikuar edhe faturat e kompanisë telefonike për pagesat që janë bërë për këto numra ne emër të Shërbimit Informativ Shqiptar, çka ngre dyshimet që hakerët të kenë sulmuar kompaninë telefonike. Publikimi i tyre vjen në një kohë që SHISH është në qendër të diskursit publik pas masës së arrati ndaj ish-drejtoreshës Vlora Hyseni, por duhet theksuar se faturat në fjalë i përkasin vitit 2020. LEXO EDHE:Arresti ndaj Hysenit/ Bardhi-Ramës: Nuk dhe llogari, pse e vendose në krye të SHISH? (VIDEO) Në grupin në Telegram hakerat kanë publikuar edhe disa dokumente të tjerë, përfshirë disa certifikata sigurie për një punonjës të ministrisë së Jashtme, apo dhe një shkresë të vitit 2018 nga një vëzhgues ndërkombëtar i ONM për deklasifikimin e informacioneve të SHISH-it në kuadër të procesit të vettingut. Por ende nuk duhet se ku janë marrë këto dokumente. SI.E./Shqiptarja.com TAG: SHISH Homeland Justice Irani sulme kibernetike Shqipërisë Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.3% Jo 38.6% Disi 7.1% Vota total: 2397 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?