Një qytetare ka kontaktuar redaksinë tonë për të denoncuar një rast që, sipas saj, ka ndodhur ditën e sotme në një prej pikave të rrjetit të fast-foodit “Mr. Greek” në Astir.
Qytetarja, e cila është shtatzënë kishte vendosur që sot të konsumonte një sufllaqe. Por, pasi ka marrë ushqimin dhe ka parë përbërësit brenda tij, ajo është shqetësuar nga gjendja e patateve.
Ajo ka treguar se patatet brenda sufllaqes kishin mbirë dhe ishin të mbushura me fije ndërkohë disa të tjera ishin edhe të nxira.
“Përshëndetje, shikoni çfarë më ndodhi sot te Mr. Greek në Astir. Ju lutem anonim, pasi jam shtatzënë. Desha të haja një sufllaqe, por patatet brenda saj kishin mbirë, ishin plot me fije, ndërkohë kishte edhe të tjera të nxira”, shkruan qytetarja në mesazhin e saj.
Ajo ka shprehur shqetësimin e saj për cilësinë e produkteve të përdorura në përgatitjen e ushqimit, veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për një produkt që konsumohet menjëherë nga klientët.
Denoncimi është shoqëruar edhe me pamje të patateve që qytetarja ka gjetur brenda sufllaqes së saj.
Rasti ngre shqetësime lidhur me kushtet e ruajtjes dhe kontrollin e produkteve ushqimore përpara përdorimit. Ndërkohë, mbetet në dorë të subjektit të japë sqarimet e tij lidhur me këtë denoncim.

