Lajme Zone
Greqia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi më 1 janar 2027
BotëReport TV

Greqia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi më 1 janar 2027

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se kompanitë e rrjeteve sociale kanë rreth dy muaj e gjysmë kohë për të zhvilluar një sistem verifikimi të moshës së përdoruesve, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e privatësisë së tyre.

Parlamenti i Greqisë ka miratuar ditën e sotme një ligj që ndalon përdorimin e platformave të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vjeç. Sipas mediave greke masa do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027 dhe synon të mbrojë shëndetin dhe sigurinë e të miturve nga ndikimi i përdorimit të tepruar të rrjeteve sociale. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se kompanitë e rrjeteve sociale kanë rreth dy muaj e gjysmë kohë për të zhvilluar një sistem verifikimi të moshës së përdoruesve, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e privatësisë së tyre. LEXO edhe...Freedom House: Pushteti në Serbi shtypi protestat e organizuara përmes mjeteve dixhitale Greqia është një nga shtatë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që po kërkojnë, në bashkëpunim me Komisionin Evropian, një zgjidhje për verifikimin e moshës së përdoruesve në platformat online. Qeveria greke argumenton se ndalimi synon t’u vijë në ndihmë prindërve për të kufizuar kohën e tepërt që fëmijët kalojnë para ekranit dhe fenomenin e lëvizjes së vazhdueshme në rrjetet sociale, i cili mund t’u cenojë gjumin, përqendrimin dhe kohën që kalojnë me miqtë. Greqia nuk është vendi i vetëm që po ndërmerr masa të tilla. Australia u bë vendi i parë që miratoi një ligj për kufizimin e aksesit të të miturve në rrjetet sociale vitin e kaluar. Edhe Franca miratoi një ligj të ngjashëm, por Këshilli Kushtetues i vendit e rrëzoi atë në muajin gusht. A.C/ReportTv.al Kyriakos Mitsotakis rrjete sociale greqi Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12526 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?