Lajme Zone
FOTO/ Nga “Arrestoni Ramën” te mbështetja për liderët e UÇK, pankartat politike marrin vëmendjen në ndeshjen e Kombëtares
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

FOTO/ Nga “Arrestoni Ramën” te mbështetja për liderët e UÇK, pankartat politike marrin vëmendjen në ndeshjen e Kombëtares

Po luhet ndeshja mes kombëtares sonë dhe Bjellorusisë, ku rreth 18 mijë tifozë ndodhen në shkallët e stadiumit.

Po luhet ndeshja mes kombëtares sonë dhe Bjellorusisë, ku rreth 18 mijë tifozë ndodhen në shkallët e stadiumit. Pavarësisht se sporti në “Air Albania” është kryefjala, as në këtë rast nuk kanë munguar pankartat politike nga ana e tifozëve.

Në fotot e siguruara shihet një pankartë e madhe “Arrestoni Ramën”, e shoqëruar me imazhin e një flamingoje në fund të saj.

Nga ana tjetër, nuk ka munguar mbështetja për 4 liderët e UÇK, që u dënuan nga Gjykata Speciale. “Prangat e përkohshme, historia e përjetshme”, shkruhet në një nga banderolat e shfaqura. Top Channel