Një qytetar në Pogradec, një simpatizant i kryeministrit Edi Rama dhe PS, ka deklaruar se do ta votojë edhe nëse nuk i zgjidhet problemi personal. “Jam votues që nga 1991, edhe më përpara, i Partisë Socialiste. As nuk e kam lëvizur atë mendje, jo për fitime, që të shkosh me socialisten e të marrësh ndonjë fitim”, u shpreh ai. Ai tha se besnikëria e tij ndaj socialistëve nuk lidhet me përfitime personale, ndërsa theksoi se problemet, sipas tij, nuk duhen atribuar domosdoshmërisht partisë. “Pse të mos e votoj? S’është problemi i partisë, është i njerëzve”, deklaroi ai./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

