1 ORE ME PARE Fansi i Ramës: Edhe po s’më zgjidhi problemin, prapë do ta votoj Një qytetar në Pogradec, një simpatizant i kryeministrit Edi Rama dhe PS-së, ka deklaruar se do ta votojë edhe nëse nuk i zgjidhet problemi personal. “Jam votues që nga 1991, edhe më përpara, i Partisë Socialiste. As nuk e kam lëvizur atë mendje, jo për fitime, që të shkosh me socialisten e të marrësh ndonjë fitim”, u shpreh ai. Ai tha se besnikëria e tij ndaj socialistëve nuk lidhet me përfitime personale, ndërsa theksoi se problemet, sipas tij, nuk i duhen atribuuar domosdoshmërisht partisë. “Pse të mos e votoj? S’është problemi i partisë, është i njerëzve”, deklaroi ai./ CNA 1 ORE ME PARE Socialisti i flaktë: Dua ta takoj kryeministrin se është besnik, nëse jo Zoti ia bëftë mbarë Të shumtë janë simpatizantët që janë mbledhur në Pogradec para vilës qeveritare ku po zhvillohet takimi i Ramës me ministrat.
Njëri prej simpatizantëve është shprehur se do të takojë me patjetër Ramën se është besnik. Nëse kryeministri do ta takojë e falënderon, nëse jo e uron t’ia bëjë Zoti mbarë. "Kam shpresa. Duhet ta takoj me patjetër zotin kryeministër se është besnik. Kemi besim të plotë vetëm te kryeministri. Nëse do ta bëjë, do ta falënderoj akoma më shumë. Nëse jo, ia bëftë zoti mbarë", është shprehur simpatizanti./ CNA 7 ORE ME PARE Takim “sy më sy” me Ramën/ 78-vjeçari nga Homçani i kërkon asfaltimin e rrugës së fshatit Një takim i shkurtër mes kryeministrit Edi Rama dhe 78-vjeçarit Çelnik Shtupalli, banor i fshatit Homçan në Mokër të Pogradecit, është zhvilluar në Tushemisht.
Gjatë pak minutave të bisedës, Shtupalli i ka përcjellë kryeministrit shqetësimin e tij për gjendjen e rrugës së fshatit, e cila është rreth 4 kilometra e gjatë, duke kërkuar asfaltimin e saj.
Në takim ishte edhe kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli. Rama e pyeti për kërkesën e banorit, ndërsa Xhakolli u shpreh se rruga e Homçanit do të realizohet përpara përfundimit të mandatit.
Në përfundim të takimit pas komplimentit që mori nga i moshuari Rama nuk kurseu as batutat duke i thënë se do të quhet patronazhist nëse vazhdonte./CNA View this post on Instagram A post shared by CNA.al (@cna.al) LinkedIn Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

