Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar problematikat që lidhen me përzgjedhjen dhe rekrutimin në nivelet e larta të administratës shtetërore, duke theksuar se problemi, sipas tij, qëndron te mungesa e kontrollit mbi emrat që afrohen në poste të rëndësishme.
Ai solli si shembull lëvizjet në nivelet drejtuese të administratës, duke thënë se mungojnë mekanizmat dhe vullneti për të ruajtur standarde në rekrutime.
Minxhozi theksoi se kjo problematikë, sipas tij, shtrihet nga institucionet periferike deri te ministritë qendrore. “ E keqja është tek shkaku, jo që duhet ta dinte nëse po ndodhte diçka dhe me shërbimin dhe shefin e shërbimit. Problemi është se me këto nivele ka një fenomen të konsoliduar që është ai i kontrollit të munguar të emrave që afrohen dhe mënyra si ndërtohen disa karriera në këtë shtet. Kemi një ushtri laramane të zv. ministrave, në rreshtat e fundit të sallës i ke në lëvizje. Ky shtet e ka humbur mekanizmin dhe vullnetin për të mbajtur një standard në rekrutime dhe është shkak direkt i çdo lloj pasoje negative që shohim: gafa, korrupsion, tendera të trukuar, mungesë profesionalizmi. Nga Ujësjellësi i Ersekës, nga një ent krejt periferik i shtetit, deri tek ministritë qendrore, duket sikur nuk ka fare filtra. Faji është individual, përgjegjësia është kolektive.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

