Lajme Zone
Fabjani shfrytëzon Airbnb për tri netë, e shkatërron dhe ikën pa paguar
EkonomiJOQ Albania

Fabjani shfrytëzon Airbnb për tri netë, e shkatërron dhe ikën pa paguar

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim në lidhje me një person, të cilin e akuzon për mashtrim dhe dëmtim të apartamentit të tij me qira në Tiranë.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim në lidhje me një person, të cilin e akuzon për mashtrim dhe dëmtim të apartamentit të tij me qira në Tiranë.

Sipas denoncuesit, personi në fjalë, Fabjan Hoxha kishte kontaktuar për të marrë me qira apartamentin për tre netë, ndërsa palët kishin rënë dakord për një pagesë prej 155 eurosh. Qytetari pretendon se qiramarrësi kishte kërkuar të kryente pagesën me kartë dhe më pas i kishte dërguar një screenshot si provë të transfertës.

Megjithatë, sipas denoncimit, pagesa nuk ka mbërritur kurrë në llogarinë bankare të pronarit të apartamentit.

Por ky nuk është shqetësimi i vetëm i ngritur nga qytetari. Ai pretendon se gjatë qëndrimit në apartament, qiramarrësi dhe personi që e shoqëronte kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Sipas tij, në ambient janë konsumuar cigare, janë dëmtuar mobiliet dhe parketi, është prishur brava e një dollapi dhe janë ndotur sendet që ndodheshin në të. Qytetari pretendon gjithashtu se, në momentin e largimit, kondicionerët ishin lënë të ndezur në temperaturë ekstreme, ndërsa dyert dhe dritaret ishin lënë të hapura.

Denoncuesi thotë se rasti është referuar në Prokurorinë e Tiranës dhe se pret veprimet përkatëse nga autoritetet.

Ai pretendon gjithashtu se ka mësuar për raste të ngjashme në apartamente të tjera, ku personat në fjalë dyshohet se janë larguar pa kryer pagesat.