Lajme Zone
Evropa përvëlohet, mbi 35 mijë të vdekur nga i nxehti
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Evropa përvëlohet, mbi 35 mijë të vdekur nga i nxehti

Të paktën 35 mijë njerëz kanë humbur jetën këtë vit në Evropë nga shkaqe të lidhura me temperaturat e larta, sipas të dhënave të raportuara nga The Guardian. Shifra konsiderohet e lartë, ndërsa vlerësimi nuk është ende përfundimtar, pasi vetëm rreth gjysma e vendeve të kontinentit kanë raportuar të dhënat. Gjermania, Franca dhe Spanja kanë regjistruar së bashku më shumë se 25 mijë vdekje të lidhura me të nxehtin.

Në Gjermani janë raportuar rreth 14 mijë vdekje nga nxehtësia gjatë periudhës 6 prill–9 gusht, ndërsa vetëm në javën 22–28 qershor janë regjistruar rreth 9,600 raste. Në Spanjë, gati 5 mijë vdekje i janë atribuar temperaturave të larta nga maji deri në javën e fundit, duke e bërë vitin 2026 vitin më të rëndë të regjistruar për vdekjet e lidhura me të nxehtin në vend.

Të dhënat pritet të ndryshojnë pasi vendet e tjera të publikojnë statistikat përfundimtare. Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se vdekshmëria e lidhur me temperaturat e larta në Evropë është rritur me më shumë se 30% gjatë dy dekadave të fundit. Sipas OBSH-së, tendenca pritet të vijojë për shkak të ndryshimeve klimatike dhe plakjes së popullsisë.