Lajme Zone
Trafiku paralizon aksin Milot–Lezhë, radha e makinave arrin 20 km
Të tjeraJOQ Albania

Trafiku paralizon aksin Milot–Lezhë, radha e makinave arrin 20 km

As fundjavë dhe as ndonjë orar i pazakontë piku, por aksi Milot–Lezhë është kthyer në një kaos të vërtetë trafiku. Qindra automjete kanë mbetur të bllokuara në një radhë që, sipas drejtuesve të mjeteve, shkon deri në 20 kilometra.

Lëvizja bëhet me ritëm tepër të ngadaltë, me automjetet që përparojnë vetëm disa metra dhe jo kilometra. Për të përshkuar rreth 16 kilometrat nga Fushë-Miloti deri në Lezhë, drejtuesve u duhen më shumë se 1 orë.

Situata rëndohet edhe më tej nga mënyra kaotike e qarkullimit, pasi automjetet janë shpërndarë në tre korsi, duke penguar njëra-tjetrën dhe duke vështirësuar edhe më shumë lëvizjen.

Në zonë, sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë tonë, nuk është konstatuar prani e Policisë Rrugore për të menaxhuar trafikun dhe për të lehtësuar qarkullimin.

Pamjet e siguruara nga aksi tregojnë radhë të gjata automjetesh dhe një situatë që po i detyron drejtuesit të presin për orë të tëra në rrugë.

Trafiku i rënduar në këtë segment është kthyer në një problem të përsëritur gjatë sezonit turistik, për shkak të fluksit të lartë të automjeteve që lëvizin drejt veriut dhe zonave turistike të vendit.