Të paktën 35,000 njerëz humbën jetën këtë vit në Evropë, nga shkaqe që lidhen me të nxehtin, sipas britanikes “The Guardian”, e cila thekson se deri më tani ka raportuar vetëm gjysma e kontinentit. Këto vdekje shumë më të larta në numër se parashikimet, lidhen kryesisht me Gjermaninë, Francën dhe Spanjën ku në total janë regjistruar mbi 25 mijë humbje jete. Gjermani raportoi së fundmi rreth 14 mijë vdekje të lidhura me nxehtësinë nga data 6 prill deri më 9 gusht. Agjencia e shëndetit publik të Institutit Robert Koch tha se 9,600 njerëz kishin vdekur vetëm në javën e 22-28 qershorit. LEXO edhe...Kos propozon model të ri për zgjerimin e BE-së: Integrim gradual para anëtarësimit! Komisonerja: Shqipëria përparim në sundimin e ligjit Në Spanjë, sipas shifrave të deritanishme, gati 5 mijë vdekje në Spanjë mund t'i atribuohen të nxehtit midis majit dhe kësaj jave, duke e bërë vitin 2026 vitin më të vështirë ndonjëherë për vdekjet e lidhura me të nxehtin. Vlerësimi i shifrave për Evropën nuk është përfundimtar, pasi shumë vende ende nuk i kanë publikuar të dhënat Vende të tjera evropiane që kanë raportuar tashmë numër të tepërt vdekjesh përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën dhe Holandë. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha në maj se vdekshmëria e lidhur me nxehtësinë në rajonin e saj evropian ishte rritur me më shumë se 30% gjatë 20 viteve të fundit dhe se ky trend do të vijojë si rezultat i krizës klimatike dhe plakjes së popullsisë. SI.E./ReportTv.al spanje france gjermani i nxehti BE Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 53.6% Keq 33.2% Nuk e di 13.2% Vota total: 825 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
