Lajme Zone
Eduard Zaloshnja: Dobët në internet, fort në terren…
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Eduard Zaloshnja: Dobët në internet, fort në terren…

Nëse zhvillohen zgjedhje parlamentare të parakohshme, rreth 700 mijë banorë të rritur të vendit janë gati të votojnë qysh sot për PS-në.

Prej një analize të Internetit, bërë nga specialisti IT që më ndihmon për sondazhet e mia, rezultoi se Edi Rama, qeveria e tij dhe PS-ja janë sulmuar shumë muajt e fundit. Në faqe mediash kombëtare e ndërkombëtare, në portale dhe në rrjete sociale, kanë mbizotëruar lajme/komente negative për ta! Por çfarë tregojnë sondazhet nga terreni i vendit, ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët e zakonshëm? LEXO edhe...Rezerva arrin në 8 miliardë euro, Tabaku: Zhvlerësimi i euros nuk buron nga ekonomia reale Dy sondazhe të zhvilluara së fundmi, realizuar përmes shpërndarjes së linkut të pyetësorit me SMS krejt të rastësishme nga Vermoshi në Konispol, më kanë treguar përafërsisht se: • NQS zhvillohen zgjedhje parlamentare të parakohshme, rreth 700 mijë banorë të rritur të vendit janë gati të votojnë qysh sot për PS-në. Ndërkohë, vetëm 300 mijë janë gati të votojnë për PD-ASHM-në • Pavarësisht sesi mund të ndryshojnë kufijtë e bashkive, rreth 660 mijë banorë të rritur të vendit janë gati të votojnë për kryebashkiakë socialistë. Ndërkohë, vetëm 330 mijë janë gati të votojnë për kandidatë opozitarë. SHËNIM: Në sondazhet e sipërcituara, nuk u përfshinë as “Partia Bulevardore” dhe as kandidatët e saj potencialë për kryebashkiakë – sepse ajo/ata ende nuk kanë janë shfaqur publikisht… SI.E./ReportTv.al Eduard Zaloshnja PD edi rama PS Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 53.6% Keq 33.2% Nuk e di 13.2% Vota total: 825 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?