Lajme Zone
Katër arsyet e një krize ekonomike që rrezikon Shqipërinë
PolitikëCNA

Katër arsyet e një krize ekonomike që rrezikon Shqipërinë

Imazhi i gjeneruar me IA Shqipëria, për shkak të rrethanave që vijnë nga disa drejtime, mund të përballet me një krizë të fortë ekonomike vitin e ardhshëm. Turizmi, protesta, SPAK-u dhe korrupsioni janë katër arsyet e një krize që rrezikon të godasë Shqipërinë, të cilat më poshtë po i sjellim me një analizë të shkurtër. Paralajmërimi i parë dhe arsyeja e parë që jep shenjën e një goditjeje është t

Imazhi i gjeneruar me IA Shqipëria, për shkak të rrethanave që vijnë nga disa drejtime, mund të përballet me një krizë të fortë ekonomike vitin e ardhshëm. Turizmi, protesta, SPAK-u dhe korrupsioni janë katër arsyet e një krize që rrezikon të godasë Shqipërinë, të cilat më poshtë po i sjellim me një analizë të shkurtër.

Paralajmërimi i parë dhe arsyeja e parë që jep shenjën e një goditjeje është turizmi. Kemi një sezon turistik në vitin 2026 më të keq se 2025, me një gusht “shpërthyes”, pra me një fluks të madh në muajin gusht, por me shumë pak turistë në korrik dhe qershor. Ka biznese që raportojnë se qershori dhe korriku ka qenë diku te 30-40% më pak se viti i kaluar. Nuk dihet ende si do të shkojë shtatori, por Shqipëria ka një sezon turistik shumë të shkurtër, duket se nuk do të jetë spektakolar me të ardhura të majme qoftë për biznesin, qoftë për buxhetin e shtetit.

Ky është një fakt tashmë dhe duket i raportuar gjerësisht nga biznesi si shqetësim. Pra, një sezon turistik me vetëm 5 apo 6 javë a do të mund të mbulojë një sezon të tërë, që do të duhej të ishte spektakolar si për biznesin ashtu edhe për buxhetin e shtetit. Më pak turizëm, më pak të ardhura dhe zhvillim për ekonominë. Turizmi është një nga kolonat e zhvillimit ekonomik të vendit. Turizmi nuk është “industri të fortësh”, as nuk bëhet vetëm duke numëruar të huajt që hyjnë në vend

24 Gusht, 10:11 Arsyeja e dytë apo shkaktari tjetër i një krize të mundshme ekonomike që mund t’i vijë Shqipërisë është protesta. Protesta ka dy drejtime të sajat, që mund ta dëmtojnë ekonominë e vendit dhe të japin pasoja sa te buxheti aq edhe te qytetarët. Së pari, me investimet nga biznesi. Duket qartë që investimet e bizneseve të mëdha dhe bizneseve të mesme janë frenuar. Protesta ka bërë që investitorët të stepen dhe kryesisht fakti se targeti është biznesi. Plus vetë institucionet janë më të mefshta dhe thuajse të ndalura në veprimet me lejet apo zhvillimin.

Fatkeqësisht nga një çoroditje në protestë flitej për flamingo në një vend që nuk kishte pasur flamingo dhe sulmohet kriminalisht biznesi nga disa që duket më shumë se sa neomarksistë talebanë antibiznes. Goditja ndaj biznesit në protestë është e vazhdueshme, sidomos përdorimi i termave “t’ua marrim”, “ku i gjetën”, si enveristët në ‘45, kanë krijuar vërtet një klimë presioni negativ mbi biznesin. Pasoja janë tkurrja e investimeve ose nxjerrja jashtë e tyre. Sipas Bankës së Shqipërisë, janë çuar mbi 800 milionë euro investime jashtë vendit nga investitorët shqiptarë, gjatë periudhës njëvjeçare që përfshin edhe protestën. Terrorizmi me review-të ndaj bizneseve

12 Korrik, 13:44 Nga ana tjetër, vetë protesta ka rritur presionin edhe mbi konsumatorin, çka ka bërë të kemi më pak konsum nga individët apo familjet. Kur protestohet, kur ka një ankth, kur ka një stres ekonomia fillon tkurret, qytetarët ulin konsumin. Në këtë sezon vere pretendohet se protesta dha efekt te turizmi dhe e dëmtoi atë, artikulim ky jo vetëm nga politika, por edhe aktivitetet e shërbimit në kryeqytet dhe zonat turistike. Më pak konsum, më pak investime brenda vendit, më shumë investime jashtë, është një ekonomi që lëkundet fort të përplaset me dallgën, pse jo dhe cunamin e një krize që ndihet afër. Ndikimi i SPAK dhe mefshtësia e administratës

Arsyeja e tretë dhe jo më pak e rëndësishmja është SPAK-u. Struktura e Posaçme po bën hetime të forta ndaj korrupsionit dhe midis zyrtarëve të lartë të goditur shpesh shohim që të përfshihen edhe biznese apo emra investitorësh shqiptarë, të cilët tashmë janë pjesë e lidhjeve dhe aktiviteteve tregtare në Europë e deri SHBA.

Diku ato biznese ekspozohen nga hetimet dhe dokumentet që SPAK-u çon në gjykatë, duke sjellë më pas pasoja dhe dëme të konsiderueshme në imazh që ndiqet nga efektet financiare. SPAK dhe beteja me biznesin

14 Qershor, 13:56 Në momentin e parë që del një lajm, mediet e marrin e fryjnë, lëshohen gjobaxhinjtë e portaleve anonime, dhe kështu shkaktohet stres e presion mbi biznesin privat. Gjoba mbi biznesin privat, sulme dhe akuza që mbahen për interesa të tjera më pas, jo për llogari të hetimeve. Pasi kalon pak kohë, situata bëhet e qartë, SPAK-u thotë se ky biznes nuk ka lidhje me trafiqet, por është përfolur, hetimet e çojnë edhe të pafajshëm. Por dëmi biznesmenit dhe biznesit i është bërë, emri është ekspozuar, llumi i është hedhur sipër dhe pasojat janë financiare dhe ekonomike. Nuk mjafton aksioneri i vetëm apo administratorët, por dëmet që u bëhen këtyre kompanive të mëdha duke ekspozuar emrat, kur ato mund të kursehen. Materialet të jenë më diskrete, më konfidenciale sepse biznesi pëson një dëm shumë të madh. Kostot e ndërtimit në banesa/ Rritje vjetore 1,1% në 3-mujorin e parë 4 Qershor, 14:19 Pasoja është direkte që nga bankat, të cilat rrisin interesat e kredive, partnerët e huaj, investitorët që vijnë në vend fillojnë stepen nga lajmet që nxijnë biznesin dhe pasojat janë te ky i fundit. Duke mos pasur kujdes me keqpërdorimin apo ekspozimin me apo pa dashje të investitorëve seriozë dhe bizneseve të tyre që janë zemra e ekonomisë, muskuli kryesor i zhvillimit të vendit, sjell goditje, sjell më pak punë, më pak zhvillim dhe një ekonomi më të dobët dhe një vend më të varfër.

Arsyeja e fundit, por ndoshta më e rëndësishmja, është korrupsioni dhe shteti që nuk po funksionon. Administrata, e cila duket se është e lodhur, e korruptuar, e pangopur, “të kapim ç’të mundim tani se ndoshta po ikim”, “se është protesta”, “se SPAK-u po heton”, është një nga hallkat kyçe që po ia jep tashmë një goditje të madhe ekonomisë së vendit dhe afron krizën me shpejtësi. Investigimi i CNA/ Abuzimet e zyrtarëve të administratës publike 3 Dhjetor, 13:23 Zyrtarë që nuk firmosin, që vonojnë shkresat, ikën një drejtor, vjen një tjetër, “e ka bërë gati i pari, ta firmos unë i dyti”, “se unë kam hisen time”, “jo po SPAK-u”, “shiko se kjo këtu e ajo aty”. Institucione që nuk lëvizin, ministri që flenë gjumë, Mjedisi, Bujqësia, etj. Pa folur pastaj për Infrastrukturën që është ku e ku me ritmin e saj dhe të tjera institucione që janë në varësi të këtyre ministrive, të cilat janë thuajse jashtë funksionit.

Funksionojnë vetëm me korrupsion ose nuk funksionojnë fare, nuk ka gjasa të mbarosh punë. Dritat e verdha të alarmit janë ndezur

Këto pra janë 4 pikat kryesore, katër arsyet që paralajmërojnë një krizë të mundshme ekonomike. E pesta mund të ishte ajo që po vjen nga Europa si problemet në Gjermani apo ato globale nga luftërat, por renditëm faktorët e brendshëm, ata që janë në duart e shqiptarëve.

Protesta duke bërë të tkurren investimet nga biznesi dhe të ulet konsumi te qytetarët. Turizmi, i cili nuk ka pasur vit të suksesshëm, por vetëm gushti duket që është plot si periudhë, pjesa tjetër e muajve duket shumë e dobët. SPAK-u, siç e theksuam më lart me ekspozimet e investitorëve seriozë dhe kryesorë në vend, emrave të bizneseve dhe sulmeve ndaj tyre në mënyrë krejt të padrejtë nga mediet, dhe në fund, por kryesori, korrupsioni. Zëri kritik dhe media/ Si ta dallojë lexuesi opinionin serioz nga ai i manipuluar 5 Korrik, 10:36 Këto katër arsye, shkojnë të gjitha direkt te biznesi, i cili është zemra e ekonomisë në kapitalizëm. E në rast se biznesi tërheq investimet nga sulmet në protesta, tkurr investimet për shkak të ekspozimeve të emrave në media apo gjobave që u vendosin, shpenzime të paarsyeshme për t’i kryer, në rast se turizmi ka më pak të ardhura, bizneset që lidhen direkt me zhvillimin e vendit kanë pasoja, që nga shitjet e ndërtimeve apo deri te furnizimi i bizneseve shërbyese, deri në fund te korrupsioni, që vazhdon tashmë të jetë një plagë shumë e lodhshme për shoqërinë, shqiptarët dhe bizneset në veçanti, duke e penguar të ketë ritmin e duhur. Të gjitha këto, kanë një pasojë, një krizë të mundshme ekonomike, që tashmë duket se ka ndezur dritat e verdha të alarmit./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.