Lajme Zone
EkonomiShqiptarja

‘Eliani i vogël pret mësuesen te rruga e malit’, drejt mbylljes shkolla me histori 82-vjeçare në Seniçan të Këlcyrës! Sot kanë mbetur vetëm 3 nxënës


Report Tv udhëtoi në Seniçan të Këlcyrës, ku kanë mbetur vetëm 3 nxënës në shkollë. Dy vëllezër në fillore dhe një nxënës në klasë të 9-të. Këtu japin mësim dy mesues, të cilët përshkojnë një pjese të rruges në kembë.

KELCYRE- Ndodhemi në shkollën 9-vjecare në fshatin Seniçan gati 25 km nga qyteti i Përmetit. Një fshat i cili dikur ka patur 150 banorë, sot numëron vetëm 15 familje, me 2-3 anëtarë. Shkolla ka vetëm tre nxënës. Një prurje në klasën e parë, një në klasën e katërt dhe një në klasën e nëntë. Për të ardhur në shkollen e fshatit Seniçan, fëmijëve u duhet të përshkojnë 20 minuta rruge në kembe, e cila është tejet e veshtirë, e paasfaltuar. Elian, është i vetmi nxënës i regjistruar në klasë të parë, dhe shok banke ka të vëllanë, Alesion, nxënës i klasës së 4-t. LEXO EDHE:Shpopullimi/ Vetëm 5 nxënës në shkollën e Linajt në Malësi të Madhe! Asnjë fëmijë në ciklin fillor, emigracioni boshatis klasat “Rruga është 20 minuta me këmbë. Rruga është e keqe. Me vështirësi se është shumë larg”, tha vogëlushi. Vështirësia është e madhe dhe për mësuese Majlinden qe vjen çdo ditë nga Përmeti. “Vij nga Përmeti në këtë fshat malor të cilin nuk e njihja më parë. Domethënë nuk kisha ardhur më parë, nuk më kishte shkelur këmba. Vështirësia për mua është e madhe . Një rrugë goxha e vështirë për t'u bërë me këmbë dhe aq më tepër që jam vetëm. Edhe nxënësit gjithashtu në një pjesë të rrugës i gjej ne rrugë se kanë shtëpitë ketej. Ata më presin aty dhe vijmë bashkë në shkollë afro 20 minuta në këmbë në një rrugë malore. Djali më i vogël në klasë të parë mezi ecën”, shprehet mësuese, Majlinda Kaçi. E hapur 82 vite më parë, shkolla e Seniçanit në bashkinë e Këlcyrës rrezikon të mbyllet vitin e ardhshëm, pasi ka mbetur vetëm 1 nxënës në klasën e 9-të. “Në shtatorin e 2021 këtu ishin tre nxënës, kurse sot në shtatorin e 2026-s është vetëm një nxënës në klasën e nëntë dhe me shumë mundësi, me shumë gjasa shtatori i 2027-s këtu mbyllet si shkollë. Pra nuk ka më arsim ë nëntëvjeçar, ngelet vetëm arsimi fillor me një nxënës”, tha Xhuliano Xhaferraj mësues. Ai i jep të gjitha lëndë mësimore nxënësit të tij te vetëm. “E vërteta është që mësimi në zonat rurale nuk realizohet në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme. Ka vështirësi të jashtëzakonshme jo vetëm për mësuesin, por dhe për nxënësin. Një nxënës i cili bën mësim në një zonë rurale nuk e merr siç duhet atë që i takon prej shtetit për arsimin e detyrueshëm, sepse ai nuk do vetëm një mësues për një lëndë, por duhen mësues për të gjitha lëndët. Pra nxënësit sigurisht që do ketë mangësira pavarësisht se mësuesit e fshatrave bëjnë maksimum”, tha më tej mësuesi. Rënia e numri të nxënësve ka ardhur si pasojë e emigrimit. Vetë banorët tregojnë problemi me i madh eshte rruga e paasfaltuar, sidomos ne 6 km e fundit. “Keq është rruga. Tani ne kemi bërë disa përpjekje edhe vetë me ca fonde të vogla. Rruga është për turp. Gropa gropa. Ne nuk vëmi dot një ditë në Këlcyrë se makinat nuk futen ketu. Vetem makinat e larta. 6 km e fundit te rruges pershkohen vetem ne kembe. Kemi hedh vete cakull po nuk ben se prishet. Duhet shtruar me asfalt”, thane banorët. Drama e shpopullimit ka prekur të paktën 12 fshatra të Përmetit dhe Këlcyrës, ku numri i fëmijëve në klasa ka rënë në mënyrë drastike. R.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Majlinda Kaçi Xhuliano Xhaferraj nxenes shpopullimi shkollë Gjirokaster kelcyre Seniçan Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 7.3% Të gabuar 86.7% Nuk e di 6% Vota total: 655 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?