Lajme Zone
FOTO/ “Më ka mbetur në mendje...”/ Bebe Rexha rrëfen kujtimet nga dasmat shqiptare: Merrja pjesë në 7 të tilla brenda një viti
EkonomiGazeta Tema

FOTO/ “Më ka mbetur në mendje...”/ Bebe Rexha rrëfen kujtimet nga dasmat shqiptare: Merrja pjesë në 7 të tilla brenda një viti

Bebe Rexha ka rikthyer në vëmendje disa nga kujtimet e saj të fëmijërisë, duke treguar se dasmat shqiptare dhe muzika e tyre kanë lënë gjurmë të veçanta tek ajo.

Bebe Rexha ka rikthyer në vëmendje disa nga kujtimet e saj të fëmijërisë, duke treguar se dasmat shqiptare dhe muzika e tyre kanë lënë gjurmë të veçanta tek ajo.

Në një intervistë për “Flaunt Magazine”, këngëtarja me origjinë shqiptare ka folur për vizitat që bënte në Maqedoni gjatë fëmijërisë dhe festat familjare ku merrte pjesë.

Rexha ka treguar se në një vit mund të merrte pjesë në deri në shtatë dasma. Festimet, sipas kujtimeve të saj, nuk përfnin shpejt: ato mund të zgjasnin për disa ditë dhe shpesh vazhdonin deri rreth orës 3 të mëngjesit.

Por, ajo që duket se i ka mbetur më shumë në kujtesë është muzika.

“Në kulturën tonë, gjithçka ka të bëjë me muzikën. Ne gjithmonë kërcejmë dhe festojmë”, është shprehur këngëtarja.

Sipas Rexhës, pikërisht kjo atmosferë e bashkimit, kërcimit dhe festës është një pjesë e rëndësishme e ndikimit ballkanik në muzikën e saj. Ajo e lidh këtë frymë edhe me albumin e saj “Dirty Blonde”, ku ka eksploruar tinguj dhe stile të ndryshme.

Këngëtarja ka ruajtur gjithmonë një lidhje të fortë me rrënjët e saj shqiptare. Në albumin e ri ajo përfshin edhe elementë të muzikës ballkanike, ndërsa kënga “Çike Çike” është një tjetër shembull i lidhjes së saj me gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Burimi: “Flaunt Magazine” beberexha bebe rexha 5 bebe rexha 6 bebe rexha 7 bebe rexha 8 bebe rexha 9 bebe rexha 1 beberexha 644x405 bebe rexha 2 bebe rexha 3 bebe rexha 1