Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

‘Godita kokën kur gjykatësi tha në emër të popullit të Kosovës’, avokati i Thaçit: Vendim i paracaktuar, Kuvendi të tërheqë mbështetjen për Specialen


Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit si një “tallje me drejtësinë” dhe ka paralajmëruar se mbrojtja do ta apelojë vendimin.

Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit si një “tallje me drejtësinë” dhe ka paralajmëruar se mbrojtja do ta apelojë vendimin. “ Është e qartë ky vendim ishte i paracaktuar. Ajo që pamë sot është një gjykatë që rishkroi historinë. Është fundi i gjykatave ndërkombëtare. Injoruan mbrojtjen. Pra sipas këtij vendimi kjo gjyakatë ka lidhje me një organizatë kriminale. Fola me Thaçin ai vlerëson shumë mbështejen e njerëzve. Thaçi është i gatshëm të vazhdojë të luftojë për veten dhe për popullin e Kosovës”, tha Prosper. Avokati tregoi edhe reagimin e tij gjatë momentit të shpalljes së vendimit, duke thënë se “goditi kokën me grushte kur gjykatësi shqiptoi fjalët “Në emër të popullit të Kosovës””. LEXO EDHE:18 vite burg për Kadri Veselin, reagon djali i tij: Duhet të jemi të fortë! Prosper bëri thirrje, gjithashtu, që Kuvendi i Kosovës ta shqyrtojë raportin me Dhomat e Specializuara, duke thënë se Kosova duhet të marrë “një vendim sovran që është në interesin më të mirë të vendit”. “Nëse do të isha deputet, që nga nesër do ta tërhiqja mbështetjen për këtë gjykatë”, tha Prosper. Lajmi kryesor: Ditë e zezë për Kosovën/ Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së për krime lufte! Nga 25 vite për Thaçin e Krasniqin, rrëzohen akuzat për krime kundër njerëzimit (VIDEO) Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: Gjyqi ndaj UCK ne Hage Pierre-Richard Prosper Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

15 Shtator, 12:58

Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 32% Të gabuar 61.8% Nuk e di 6.2% Vota total: 2226 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Shtator, 12:58 Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?