Presidenti Bajram Begaj Begaj shprehu trishtimin për vendimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ndërsa u ndal edhe te vendosmëria e tyre për ta apeluar aktgjykimin. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për dënimin me gjithsej 81 vite burg të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Begaj shprehu trishtimin për vendimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ndërsa u ndal edhe te vendosmëria e tyre për ta apeluar aktgjykimin.
Ndër të tjera Begaj theksoi se askush nuk e njollos Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Trishtim i thellë për vendimin e sotëm.
Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie.
Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në!
Liria ka emër!”, shkroi Begaj.
Reagimi i Presidentit të Shqipërisë erdhi menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.
Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi u gjykuan për akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, të lidhura me ngjarje të periudhës 1998-1999.
Aktakuza përfshinte akuza për përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë si krime kundër njerëzimit, si dhe akuza për arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje si krime lufte.
Sipas vendimeve të shpallura, Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg, ndërsa Kadri Veseli me 18 vjet burg.
Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burg, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vjet burg.denimi i ish krereve te uck me burgu Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike "Marre"/ Reagimi për dënimin e Hashim Thaçit, qytetarët sulmojnë Ramën në rrjetet sociale 16 Shtator 2026, 12:3312:33Politike Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Bardhi: Ditë e rëndë për kombin shqiptar 16 Shtator 2026, 12:1812:18Politike Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Rama: Turp! 16 Shtator 2026, 11:5111:51Politike Lapaj nga Haga: Ditë historike për çlirimtarët, uroj që ish-krerët e UÇK-së të kthehen në shtëpi 16 Shtator 2026, 10:4110:41Politike Virusi i Edi Ramës në PS ka infektuar mazhorancën 16 Shtator 2026, 10:2810:28Politike Rama në Korçë për ndarjen e re administrativo-territoriale, në takim kryebashkiakë dhe deputetë 16 Shtator 2026, 10:0710:07Politike
