Lajme Zone
Nga Guardian te Reuters dhe Al Jazeera, vendimi i Hagës për ish liderët e UÇK-së bën xhiron e mediave botërore
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Nga Guardian te Reuters dhe Al Jazeera, vendimi i Hagës për ish liderët e UÇK-së bën xhiron e mediave botërore

Në fokus të raportimeve është dënimi me 25 vite burgim i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa mediat kanë pasqyruar gjithashtu edhe vendimet e dhëna ndaj tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar gjerësisht vendimin e Hagës ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së. Haga dënon me 81 vite burg për katër ish-krerët e UÇK-së Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka marrë vëmendje të gjerë në mediat ndërkombëtare.

Në fokus të raportimeve është dënimi me 25 vite burgim i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa mediat kanë pasqyruar gjithashtu edhe vendimet e dhëna ndaj tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

“The Guardian” e ka vendosur lajmin në krye të raportimeve për zhvillimet në Europë, me titullin: “Ish-presidenti i Kosovës, Thaçi, dënohet me 25 vite burg nga gjykata ndërkombëtare në Hagë”. Edhe Reuters i ka kushtuar një raportim të gjerë aktgjykimit ndaj Thaçit dhe ish-anëtarëve të tjerë të UÇK-së në procesin për krime lufte. Agjencia ndërkombëtare raporton se Thaçi është dënuar me 25 vite burgim dhe se gjykata e ka shpallur fajtor për vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm. Euronews e ka titulluar raportimin: “Ish-presidenti i Kosovës Thaçi dënohet për krime lufte në gjykatën e Hagës”, duke e vendosur vendimin në kontekstin e luftës së Kosovës gjatë viteve 1998-1999. Ndërkohë, Deutsche Welle e ka pasqyruar zhvillimin me titullin: “Ish-presidenti i Kosovës Thaçi dënohet për krime lufte”, duke vënë në fokus vendimin e gjykatës ndaj ish-presidentit të Kosovës. Al Jazeera ka raportuar për vendimin me titullin: “Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dënohet me 25 vite për krime lufte”, duke e vënë theksin te dënimi i ish-presidentit. Edhe Sky News i ka kushtuar vëmendje aktgjykimit, me titullin: “Ish-presidenti i Kosovës dënohet me 25 vite burg për krime lufte”. Vendimi i shpallur në Hagë përfshin edhe Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, Thaçi dhe Krasniqi janë dënuar me nga 25 vite burgim, Veseli me 18 vite, ndërsa Selimi me 13 vite burgim, duke e çuar në 81 vite totalin e dënimeve.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ta apelojnë.mediat ndërkombëtare 81 vite burg për katër ish-krerët e uÇk-së vendimi i hagës guardian reuters euronews dw 1200x660 al jazeera sky news Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Evropa rishikon arkitekturën e sigurisë, Von der Leyen propozon Këshill të ri me Kanadanë dhe Britaninë 16 Shtator 2026, 13:1313:13Rajoni dhe Bota Nga Lufta e Ftohtë te ajo biologjike me AI, doktrina amerikane përballë provës së re 16 Shtator 2026, 13:0313:03Rajoni dhe Bota Tensione në Egje, Turqia paralajmëron Greqinë: Mos e çoni rajonin drejt një krize të re 16 Shtator 2026, 12:3212:32Rajoni dhe Bota Houthit tentojnë të sulmojnë Mekën, Arabia Saudite rrëzon dronin 16 Shtator 2026, 12:2812:28Rajoni dhe Bota BE ashpërson qëndrimin ndaj emigrantëve, propozon mekanizëm emergjent kundër flukseve masive 16 Shtator 2026, 11:2311:23Rajoni dhe Bota Bashkimi Evropian i hap derën Kanadasë për t'u bërë anëtarja e parë e asociuar 16 Shtator 2026, 10:2010:20Rajoni dhe Bota