Lajme Zone
“E vërteta s’ka nevojë për skenar”/ Mesazh Von der Leyen me pankarta: Ursula, lejo që Europa të dëgjojë për protestën
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

“E vërteta s’ka nevojë për skenar”/ Mesazh Von der Leyen me pankarta: Ursula, lejo që Europa të dëgjojë për protestën

Në ditën e 123-të të protestës qytetare kundër qeverisë, protestuesit kanë përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila ndodhet në Tiranë për vizitë zyrtare.

Në ditën e 123-të të protestës qytetare kundër qeverisë, protestuesit kanë përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila ndodhet në Tiranë për vizitë zyrtare. Protesta 123 1

Përmes pankartave të vendosura në protestë, qytetarët i kanë kërkuar drejtueses së Komisionit Europian që gjatë vizitës së saj të dëgjojë edhe zërin e atyre që prej muajsh protestojnë kundër qeverisë.

“Shqipëria e do Europën, Ursula, lëre Europën të dëgjojë edhe Shqipërinë që proteston!”, shkruhet në një prej pankartave. Protesta 123 3

Protestuesit kanë zgjedhur që në pankarta të vendosin në qendër edhe numrin 123, që simbolizon ditët e protestës së tyre. “123, e vërteta s’ka nevojë për skenar”, është një tjetër mesazh i shfaqur gjatë protestës. Ndërsa në një pankartë tjetër shkruhet: “123, e vërteta nuk mund të redaktohet”. Mesazhet për Von der Leyen vijnë në të njëjtën ditë kur presidentja e Komisionit Europian zhvilloi takim dhe konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri. Gjatë qëndrimit të saj në godinë, jashtë saj vijoi protesta e qytetarëve, nën masa të shtuara sigurie. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb