Lajme Zone
E pabesueshme: Rinia rreh policin me skafandër që po i ndiqte
PolitikëJOQ Albania

E pabesueshme: Rinia rreh policin me skafandër që po i ndiqte

Protesta e sotme në kryeqytet po dhuron skena që vështirë se i sheh edhe në filmat me aksion. Situata në terren ka marrë një kthesë krejtësisht të papritur dhe paksa komike, ku rolet janë përmbysur plotësisht brenda pak sekondave.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit, shihet se si një efektiv policie, i blinduar nga kokat te këmbët, me skafandër, parzmore e të gjitha pajisjet "super-heroike", u nis me vrull për të ndjekur një grup të rinjsh. Por, siç duket, llogaritë i kishte bërë keq.

Në vend që të vazhdonin vrapin, të rinjtë vendosën të zbatonin strategjinë e kthesës së rrufeshme: u kthyen mbrapsht, e rrethuan efektivin "trim" dhe i falën një "përqafim kolektiv" me grushta e goditje, duke e bërë policin të pendohet hidhur për aksionin e ndërmarrë. Skafandra me sa duket i shërbeu më shumë për të mbrojtur fytyrën nga "dashuria" e papritur e protestuesve!

Morali e kësaj historie? Kur del për të ndjekur turmën, sigurohu që turma nuk ka ndërmend të kthehet mbrapsht! View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)