Lajme Zone
Dy persona ndalohen në Zubin Potok pasi dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia
Të tjeraTelegrafi

Dy persona ndalohen në Zubin Potok pasi dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Çeçevë të Zubin Potokut, nën dyshimin se kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në territorin e Kosovës.

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Çeçevë të Zubin Potokut, nën dyshimin se kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në territorin e Kosovës.Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 4 gusht, rreth orës 02:30. Dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë ndaluar derisa po lëviznin me një veturë. Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur kërpudha për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion për prejardhjen e tyre.Me vendim të prokurorit, malli i është dorëzuar Doganës së Kosovës, ndërsa dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/