Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb

Ndezi zjarr në oborrin e banesës dhe shkaktoi dëme në ullishtet përreth/ Arrestohet një person, akuzohet për shkatërrim prone


Një person është arrestuar në flagrancë nga Policia e Kavajës, i dyshuar për zjarrvënie në fshatin Lekaj, ku si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën rreth 250 pemë ulliri dhe pemë të ndryshme frutore. Sipas Policisë, zjarri u konstatua në një sipërfaqe toke me pemë dhe rrezikonte edhe banesat përreth. Nga hetimet paraprake dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, grupi hetimor dyshon se zjarri ka nisur në oborrin e banesës së shtetasit N. U., banues në fshatin Lekaj, ndërsa një tjetër vatër në pjesën e pasme të banesës dyshohet se është përhapur në tokat përreth, duke shkaktuar dëme në pemëtari.

Një person është arrestuar në flagrancë nga Policia e Kavajës, i dyshuar për zjarrvënie në fshatin Lekaj, ku si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën rreth 250 pemë ulliri dhe pemë të ndryshme frutore.

Sipas Policisë, zjarri u konstatua në një sipërfaqe toke me pemë dhe rrezikonte edhe banesat përreth.

Nga hetimet paraprake dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, grupi hetimor dyshon se zjarri ka nisur në oborrin e banesës së shtetasit N. U., banues në fshatin Lekaj, ndërsa një tjetër vatër në pjesën e pasme të banesës dyshohet se është përhapur në tokat përreth, duke shkaktuar dëme në pemëtari. Pas veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan N. U. për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Rrogozhinë Policia identifikon dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar të zjarrvënies në fshatin Lekaj.

Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën rreth 250 pemë ulliri dhe pemë të ndryshme frutore. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, dje, pas marrjes së njoftimit për zjarrin e rënë në një sipërfaqe toke me pemë në fshatin Lekaj, që rrezikonte edhe banesat e zonës, ndërhynë menjëherë në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, për fikjen e zjarrit.

Ndërkohë, grupi hetimor kreu të gjitha veprimet për zbardhjen e rastit. Nga këqyrja e zonës u konstatua se në oborrin e banesës së shtetasit N. U., kishte vatra zjarri, ndërsa në pjesën e pasme të kësaj banese, kishte një tjetër vatër zjarri që dyshohet se është përhapur duke shkaktuar djegien e një sipërfaqe toke me 250 pemë ulliri dhe pemë të ndryshme frutore.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin N. U., banues në fshatin Lekaj, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve bimore apo për çdo qëllim tjetër, pasi përhapja e flakëve mund të shkaktojë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.

Policia fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar anonimat, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb