Lajme Zone
Zjarri në Qafë Mollë të Tiranës vijon prej 10 ditësh/ Shkrumbohen 8 hektarë pyje. Ndërhyhet me helikopter për të ndaluar përhapjen drejt zonave të banuara
Të tjeraBalkanWeb

Zjarri në Qafë Mollë të Tiranës vijon prej 10 ditësh/ Shkrumbohen 8 hektarë pyje. Ndërhyhet me helikopter për të ndaluar përhapjen drejt zonave të banuara

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës, në Njësinë Administrative Zall-Bastar, Bashkia Tiranë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës, në Njësinë Administrative Zall-Bastar, Bashkia Tiranë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sipas informacioneve të siguruara nga banorët e zonës, flakët kanë përfshirë dhe djegur rreth 8 hektarë sipërfaqe pyjore, kryesisht me lisa dhe dushqe. Terreni i vështirë malor ka penguar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse nga toka. Për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe një helikopter, ndërsa në terren po punojnë punonjës të Njësisë Administrative Zall-Bastar, të ndihmuar edhe nga banorët e zonës. Për shkak të përhapjes së zjarrit, po merren masa që flakët të mos afrohen pranë banesave. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb