Pesë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në disa zona të vendit, ndërsa gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 14 vatra, sipas të dhënave zyrtare. Operacionet për izolimin dhe shuarjen e flakëve po zhvillohen me angazhimin e 182 forcave operacionale, 19 automjeteve zjarrfikëse, tre helikopterëve dhe një avioni të Forcës Ajrore.
Aktualisht ndërhyrjet janë përqendruar në zonën e Dajtit, në fshatin Riban të Mallakastrës, në fshatin Shqiponjë të Prrenjasit, në Vërzhezhë të Skraparit, në Krekëz të Himarës, si dhe në zonën malore ndërmjet Stegopullit dhe Selckës, në bashkitë Libohovë dhe Dropull.
Në fshatin Riban, autoritetet bëjnë të ditur se rreziku për zonat e banuara është eliminuar falë ndërhyrjes së forcave nga toka dhe ajri. Si masë parandaluese, 15 familje u evakuuan përkohësisht. Sipas strukturave të mbrojtjes civile, nga vatrat e shuara janë përfshirë rreth 1.5 hektarë sipërfaqe me barishte, shkurre dhe bimësi pyjore, ndërsa sipërfaqja e prekur nga zjarret që mbeten aktive është ende në proces vlerësimi. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

