Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania

VIDEO/ Flakët dogjën rreth 250 pemë ulliri dhe frutore, arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies në Rrogozhinë


Është identifikuar dhe arrestuar nga policia autorin i dyshuar të zjarrvënies në fshatin Lekaj, në Rrogozhinë.

Është identifikuar dhe arrestuar nga policia autorin i dyshuar të zjarrvënies në fshatin Lekaj, në Rrogozhinë.

Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën rreth 250 pemë ulliri dhe pemë të ndryshme frutore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, dje, pas marrjes së njoftimit për zjarrin e rënë në një sipërfaqe toke me pemë në fshatin Lekaj, që rrezikonte edhe banesat e zonës, ndërhynë menjëherë në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, për fikjen e zjarrit. Ndërkohë, grupi hetimor kreu të gjitha veprimet për zbardhjen e rastit. Nga këqyrja e zonës u konstatua se në oborrin e banesës së shtetasit N. U., kishte vatra zjarri, ndërsa në pjesën e pasme të kësaj banese, kishte një tjetër vatër zjarri që dyshohet se është përhapur duke shkaktuar djegien e një sipërfaqe toke me 250 pemë ulliri dhe pemë të ndryshme frutore. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin N. U., banues në fshatin Lekaj, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet KavajëLekajpolicia