Lajme Zone
Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit
PolitikëPamfleti

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

Liburn Aliu, ish-ministër i Infrastrukturës në Qeverinë "Kurti 2", ishte përzgjedhje dhe rekrutim i  Vlora Hysenit dhe Baton Haxhiut, për ta katapultuar në krye të Portit Detar të Durrësit, si garanci e vazhdimësisë së aferave korruptive dhe lehtësive për trafiqet dhe kontrabandën.

Liburn Aliu, drejtori i Portit të Durrësit / I emëruar në krye të Portit të Durrësit nga dyshja Vlora Hyseni dhe Baton Haxhiu, Liburn Aliu kontaktoi brenda një jave me Vlorën, Ilir Prodën dhe Ergys Agasin; por bisedat nuk ishin për luftën kundër krimit, por për të lejuar kalimin e lirë të trafiqeve e kontrabandës. Në përgjimet e BKH-së, 10 muaj biseda për kompani e individë me dosje, që duheshin favorizuar nga porti. Në dosjen "Hyseni-Agasi" ka edhe personazhe me funksione drejtuese në agjencitë dhe shërbimet e sektorëve strategjikë, të cilët kanë qenë të përfshirë aktivisht në veprimtaritë e paligjshme kundër interesave të shtetit e në favor të grupeve kriminale.

Liburn Aliu, ish-ministër i Infrastrukturës në Qeverinë "Kurti 2", ishte përzgjedhje dhe rekrutim i Vlora Hysenit dhe Baton Haxhiut, për ta katapultuar në krye të Portit Detar të Durrësit, si garanci e vazhdimësisë së aferave korruptive dhe lehtësive për trafiqet dhe kontrabandën.

Sipas të dhënave të dosjes hetimore, rezulton se drejtori Liburn Aliu, në fillim të muajit nëntor 2025, vetëm 1 javë pas emërimit në krye të Portit Detar të Durrësit, ka nisur kontaktet telefonike dhe fizike me ish-Drejtoren e SHISH-it, Vlora Hyseni, me ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe me "Koordinatorin" Ergys Agasi.

Zyrtarisht, drejtori i Portit Detar të Durrësit ka detyrim të kontaktojë dhe bashkëpunojë me drejtuesin e SHISH-it dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, për të bashkërenduar luftën kundër veprimtarisë së grupeve të trafiqeve, kontrabandës e sigurisë kombëtare.

Por të dhënat që kanë dalë nga përgjimet telefonike dhe gjurmimet ambientale në Durrës e Tiranë zbulojnë se, në të shumtën e rasteve, kryespiunia Vlora Hyseni, "koordinatori" Ergys Agasi dhe kryepolici Ilir Proda nuk kanë biseduar me drejtorin e Portit Detar të Durrësit, Liburn Aliu, për çështje të luftës kundër krimit.

Objekt i bisedave të tyre ka qenë hapja e dyerve të Portit Detar në hyrje e dalje, për trafiqet e drogës dhe kontrabandës, duke u krijuar lehtësi kalimi e veprimi, nëpërmjet shërbimeve të kontrollit e sigurisë, që janë struktura në vartësi të drejtorit të Portit Detar.

Në biseda janë përmendur emra biznesmenësh e individësh "problematikë", të rekomanduar dhe dakordësuar, për t'u lejuar të kalojnë lirisht pa kontroll në Portin e Durrësit.

Por ka dhe filmime e fotografime për takime me disa prej tyre, tashmë të skeduar dhe penalizuar nga SPAK e Prokuroria e Durrësit, por dhe nga Policia e Durrësit, por që SHISH-i e policia nuk i kanë regjistruar.

Edhe nëse nuk do të kishin biseda e takime për luftën kundër krimit; sipas ligjit, drejtori i Portit Detar të Durrësit ka detyrim të kontaktojë dhe bashkëpunojë me drejtuesin e SHISH-it dhe me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.

Por pyetja që shtrohet është kjo: Mbi ç'bazë ligjore Drejtori i Portit Detar të Durrësit ka kontaktuar për çështje konfidenciale të aktivitetit në Portin Detar me Ergys Agasin, që nuk ka asnjë funksion shtetëror e asnjë tagër për informacione mbi veprimtarinë brenda Portit?

Në materialet hetimore të BKH-së, mes drejtorit Liburn Aliu dhe dyshes Hyseni-Proda, ka biseda të zhvilluara gjatë 10 muajve, nëntor 2025 - gusht 2026, për veprime që janë në shërbim të krimit.

Ka biseda mes Ergys Agasit dhe drejtorit të Portit Detar të Durrësit, Liburn Aliu, për kompani e individë me dosje për veprimtari të paligjshme, që duheshin favorizuar nga shërbimet administrative, të kontrollit e sigurisë në vartësi të portit./Pamfletiliburn aliu ergys agasi vlora hyseni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Dosja gjysmake e Vlora Hysenit: A do të mbetet jashtë hetimit 'zari' i saj Jurgen Kole, me 253 denoncime e 42 hektarë toka 28 Shtator 2026, 10:4610:46Anti-Mafia Ismail Shehu i KPP-së fik “radarët” e garës për “fshatin e gruas”. Rasti “Top Oil”, shembull i manipulimit të tenderave 26 Shtator 2026, 17:3617:36Anti-Mafia Nuk ndalet batërdia me buxhetin e shtetit; 'MobAL' pa asnjë aktivitet, 22 milionë euro pa plan shpenzimesh 26 Shtator 2026, 12:1712:17Anti-Mafia Skema mafioze e Aeroportit të Vlorës; PPP e Pacollit, Shkolla e Aviacionit dhe 'Timak Aviation' e izraelitëve Yeffet-Federmann e 'Air Albania' 25 Shtator 2026, 12:0712:07Anti-Mafia Elton Beqiraj, 'lavatriçja' e Salvatore (Shpëtim) Aliut: 20 kompani për të pastruar paratë e kokainës, jashtë sekuestros së SPAK-ut 24 Shtator 2026, 12:2812:28Anti-Mafia Trafikanti Gjergj Luca merr monopolin e analizave ushqimore: laboratori i tij certifikon sigurinë e ushqimeve në Shqipëri 24 Shtator 2026, 10:5310:53Anti-Mafia