Vijon marshimi i qytetarëve shqiptarë në rrugët e Tiranës në ditën e 128 kundër qeverisë. Protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtar dhe thërrasin “Poshtë Edi Rama”, “Dorëheqje”, “Poshtë diktatura” etj. Aktualisht protestuesit janë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa po shkojnë drejt qendrës së Tiranës. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, që ka qenë dhe mbetet kërkesa e parë e tyre. Protestuesit kanë theksuar se me Ramën kryeministër, Shqipëria nuk hyn në Bashkimin Europian. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 128 protesta
