Lajme Zone
'Dorëheqja' e Ramës/ Nata e Çunit të Fahriut si ministër i Brendshëm dhe pakti me Mulin
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

'Dorëheqja' e Ramës/ Nata e Çunit të Fahriut si ministër i Brendshëm dhe pakti me Mulin

Paralajmërimi i Edi Ramës se do të mbante mëngjesin e djeshëm një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, sapo të kthehej nga SHBA, kapi në befasi dhe trazoi emocionalisht politikën e Tiranës. Në SHQUP dhe në rrethin e flamingove u përhap me shpejtësi versioni sipas të cilit Edi Rama do deklaronte nga Rinasi dorëheqjen pas kërkesës ultimative të shefit të CIA-s për t'u larguar nga pushteti, pasi

Paralajmërimi i Edi Ramës se do të mbante mëngjesin e djeshëm një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, sapo të kthehej nga SHBA, kapi në befasi dhe trazoi emocionalisht politikën e Tiranës. Në SHQUP dhe në rrethin e flamingove u përhap me shpejtësi versioni sipas të cilit Edi Rama do deklaronte nga Rinasi dorëheqjen pas kërkesës ultimative të shefit të CIA-s për t'u larguar nga pushteti, pasi kupa ishte mbushur me 'love story' SHISH-krim. Valës së entuziazmit ia zunë shumë shpejt vendin ankthi dhe ethet për qeverinë e re. Deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm, u konstituan të paktën pesë qeveri pretendente; Qeveria e SHQUP-it, qeveria e Flamingove, qeveria e Pilinçit, qeveria e Ditmir Bushatit me Elisa Spiropalin dhe qeveria e Gones me Sanço Pançon e tij, Erald Kapri. Teksa thashethemet për dorëheqjen e Ramës në kokën disa opozitarëve morën trajtën e një realiteti politik, çuni Fahriut, i cili njeh vetëm shkronjat kapitale, përhapi fjalë se priste urime për emërimin në postin e ministrit të Brendshëm, duke renditur si merita betejën e tij kundër Unazës së Madhe, përplasjet me policinë, denoncimet, librin e tij që ia ka shkruar një analist dhe sidomos rezistencën ndaj ofertës së Ramës për t'a bërë ministër të Brendshëm të qeverisë Rama IV, duke dëshmuar besnikëri ndaj Doktorit. LEXO EDHE:Arresti i ish-kreut të SHISH/ PD kërkon dorëheqjen e Ramës, Spaho: Opozita di të bëjë vetëm zhurmë në Kuvend! Mazhoranca nuk është lëkundur Mëngjesin e së dielës, çuni Fahrit kishte formuar kabinetin e tij, madje kishte 'emëruar' drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, ndërsa ballin e kishte ekspozuar më shumë se sa zakonisht. Krekosja e çunit të Fahriut si ministër i Brendshëm, ndonëse gjysmë imagjinare, pezmatoi Mul Nokën dhe Belo Këlliçin, të cilët nuk e kanë fshehur ambicien e tyre për postin e ministrit të Brendshëm kur PD-ja të vijë në pushtet (nëse do të vijë ndonjëherë). Muli u qetësua disi kur çuni Fahriut, përmes Lelos, i çoi fjalë se do t'ia lironte postin e ministrit të Brendshëm mandatin e dytë. Ndërkaq, rivaliteti i heshtur për postin e Ministrit të Drejtësisë u ndez mes Gjin Gjonit, Genc Gjokutajt dhe Arjan Ndojës. Për postin e ministrit të Bujqësisë kanë 'rrahur gjoksin Xhelo Mziu nga njëra anë dhe Saimir Korreshi nga ana tjetër. Gon Gjekmarkaj, Luç Boçi dhe Ina Zhupa ishin 'mprehur' për postin e ministrit të Arsimit. Tritan Shehu dhe Peço Vasili mësohet se kanë zhvilluar edhe biseda paralele me pronarë të depove farmaceutike, secili në silësinë e ministrit të Shëndetësisë. Pas humbjes së luftës për ministrin e Brendshëm, Belo Këlliçi vijoi betejën deri në mëngjes me Fate Mediun për postin e ministrit të Jashtëm, duke paraqitur të dy si kredenciale album fotosh me senatorë në SHBA. Mufkat, fërkimet dhe intrigat në SHQUP për ndarjen e posteve qeveritare u qetësuan disi në drekë, kur Edi Rama shthuri ëndrrën që u kishte thurur vetë gjatë natës, duke sinjalizuar se nuk kishte ndërmend edhe disa vite për t'i hyrë punës së artit të punimit të baltës./ Marrë nga Facebook Xh.K/Shqiptarja.com TAG: edi rama adriatik doci belind këlliçi flamur noka Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.6 / 5 (27 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.9% Jo 38% Disi 7.1% Vota total: 2896 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?