4 MINUTA ME PARE Sazan Guri thirrje nga protesta: Kauza mbi të gjitha, asgjë të mos na përçajë! Ambientalisti Sazan Guri u ka bërë thirrje qytetarëve për bashkim në ditën e 102-të të protestës para Kryeministrisë, duke deklaruar se kauza duhet të qëndrojë mbi çdo mosmarrëveshje mes pjesëmarrësve.
Gjatë fjalës së tij, Guri tha se tubimi tashmë nuk duhet parë vetëm si protestë, por si një formë qëndrese qytetare.
“Qytetarë, ditët të mbanit një protestë, por më shumë një qëndresë. Kjo është rezistencë qytetare”, u shpreh ai.
Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, ambientalisti kërkoi zgjerimin e protestës dhe përfshirjen e qytetarëve të tjerë. Ai përmendi në veçanti pedagogët dhe intelektualët, duke kërkuar angazhimin e tyre.
“Kijeni parasysh, profesorat që janë në shesh, se si duhet të trokasim tek profesorat e tjerë. Jemi si asnjëherë tjetër, në këtë ditë të keqe. Bijtë e saj nuk duhet të kursehen më”, deklaroi Guri.
Ambientalisti kërkoi gjithashtu që debatet dhe hatërmbetjet të lihen mënjanë për hir të qëllimit të përbashkët.
“Hera-herë më vjen në mendje fjala e një nëne mirditore, ‘dynjaja mbi ju dhe ju me sho-shoq’. Kauza është më e rëndësishmja, ajo na mbledh, na organizon dhe na bën të harrojmë zënkat”, tha ai.
Guri e cilësoi sheshin para Kryeministrisë si simbol të bashkimit të protestuesve, duke e përfunduar mesazhin me fjalët: “Ky është shesh magjik, bajrak magjik”.
Fjalimi i tij u përqendrua kështu te vazhdimi i protestës, zgjerimi i pjesëmarrjes dhe shmangia e përçarjeve mes qytetarëve. 19 MINUTA ME PARE “Ndërrojnë partitë, por jo oreksin për para”, ironizon qytetari: 1600 policë kundër vezëve dhe zërave Një qytetar që iu bashkua protestës para Kryeministrisë ka kritikuar ashpër mënyrën se si policia menaxhoi tubimin e një dite më parë pranë Kuvendit.
Në fjalën e tij, protestuesi deklaroi se 1600 efektivë ishin angazhuar për të garantuar sigurinë e Parlamentit, ndërsa theksoi se policë civilë shoqëruan qytetarët vetëm sepse mbanin vezë në duar.
“Pamë policë civilë dje që grabisin qytetarë vetëm se kishin vezë në duar. 1600 forca policore mbronin një parlament të skaduar, që armët më të rrezikshme kishin vezët dhe zërat”, deklaroi ai.
Qytetari u shpreh gjithashtu se protestuesit u dhunuan, por kërkoi që episodet e një dite më parë të mos ndikojnë në vijimin e protestës.
“Protestuesit u dhunuan, por kjo nuk duhet të na demoralizojë. Fitorja është thyerja e mitit në të cilin ata jetojnë”, tha ai.
Duke iu referuar sërish pranisë së policisë, qytetari ngriti pikëpyetje mbi legjitimitetin e Kuvendit dhe e interpretoi angazhimin e një numri të madh efektivësh si tregues të ndikimit që kanë arritur protestat.
“S’mendoni, a është legjitim ky Kuvend që mbrohet nga 1600 forca policore? Kjo është arritja e protestës sonë. Këto ditë na kanë treguar se çfarë jemi të aftë të bëjmë”, u shpreh ai.
Kritikat e tij u drejtuan më pas ndaj klasës politike në tërësi. Sipas qytetarit, ndryshimi i partive apo siglave nuk ka ndryshuar mënyrën se si politika ushtron pushtetin.
“Ndërrojnë parti dhe sigla, po një gjë s’e ndërrojnë, oreksin për para. Në Kuvend bënin çdo gjë tjetër që nuk na përfaqësonte dhe ne ankoheshim nga kafeja. Ja ku jemi sot”, shtoi ai.
Në përfundim, qytetari u ndal te emigrimi dhe pasojat sociale që lidhen me korrupsionin dhe vitet e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
“Pas 13 vitesh kemi parë një vend që boshatiset. A ka gjë më të dhimbshme kur pas çdo korrupsioni ka një fëmijë që rritet pa prindin pranë?”, përfi ai. 24 MINUTA ME PARE “Na zhvasin edhe me ligj”, protestuesja: Në Shqipëri çmimet 10 herë më të larta se në Europë Çmimet e larta dhe tarifat që qytetarët paguajnë për shërbime të ndryshme u vunë në qendër të fjalimit të një protestueseje para Kryeministrisë, në ditën e 102-të të tubimit.
Ajo deklaroi se kostoja e jetesës po rëndon gjithnjë e më shumë mbi qytetarët, ndërsa shtoi se për produkte dhe shërbime të caktuara shqiptarët përballen me çmime shumë më të larta se në vende të tjera europiane.
“Të gjithë jemi të prekur nga çmimet, që janë nga 3 deri në 10 herë më të shtrenjta se në Europë”, tha protestuesja.
Më pas, qytetarja e zhvendosi vëmendjen te tarifat e shërbimeve publike, duke marrë si shembull Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Sipas saj, mënyra se si përcaktohen këto tarifa nuk pasqyron nivelin e pagave dhe pensioneve në Shqipëri.
“Ne jemi të zhvatur edhe me ligj. Shkojmë te Kadastra dhe te ligji i Kadastrës. Ligji 101 i vitit 2018 përcakton se tarifat vendosen në bazë të legjislacionit me VKM. Ky ligj a ka marrë parasysh rrogat, pensionet e shqiptarëve? Ligjin e bëjmë për pakicën apo për gjithë shqiptarët?”, deklaroi ajo.
Protestuesja deklaroi gjithashtu parregullsitë në tarifim dhe theksoi se për këtë çështje i është drejtuar edhe Avokatit të Popullit.
“Unë i kam shkruar edhe Avokatit të Popullit. Pse ne tarifohemi më shumë? Fakti që unë nuk kam marrë përgjigje nga ASHK më bën të dyshoj se ka qenë e qëllimshme”, u shpreh protestuesja. 35 MINUTA ME PARE Ron Yeffet dhe skema e dyshuar e trafikut të armëve, aktivisti: Sikleti më i madh i Ramës! Një prej aktivistëve të protestës para Kryeministrisë ka ngritur akuza ndaj Edi Ramës lidhur me përgjimet e publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj për një skemë të tregtimit të armëve, duke përmendur edhe biznesmenin Ron Yeffet.
Sipas tij, materialet e publikuara së fundmi tregojnë mënyrën se si dyshohet se funksiononte skema me armët dhe automjetet. Aktivisti pretendoi se Yeffet kishte marrë një rol të posaçëm dhe e lidhi atë drejtpërdrejt me kryeministrin.
“Dje Rama ishte në siklet të madh. Edi Rama është i Ronit, ai amerikano-izraeliti. Edi Rama e ka kontraktuar për punët e këqija”, deklaroi ai.
Aktivisti iu referua më pas deklaratave të mëparshme të Ramës për prodhimin e armëve dhe zhvillimin e industrisë ushtarake në Shqipëri. Sipas tij, zhvillimet e fundit ngrenë dyshime se pas këtyre projekteve qëndronte një tjetër mekanizëm.
“Para se ta kontraktonte ky për punët e këqija, ose para se ky personazhi misterioz, kishim kryeministrin që premtonte se do të prodhonte armë, tanke, por skemën na e tregoi Roni. Na e bëri publike marrëveshjen që kishin pasur”, tha aktivisti.
Ai u shpreh se armët dhe automjetet futeshin në mënyrë të paligjshme, paketoheshin dhe më pas dërgoheshin drejt zonave të konfliktit.
“Ato që na i shitën si inovacione dhe zhvillime, paskan qenë si ndërmjetësi. I marrim automjetet dhe armët, i fusim ilegalisht, i paketojmë, i marrim paratë dhe më pas armët përfjnë në fushëbetejë. Ky është sikleti më i madh i Ramës pas protestës”, deklaroi ai.
Këto janë pretendime të ngritura nga aktivisti gjatë protestës dhe në materialin e publikuar nuk paraqiten si përfundime të konfirmuara të një hetimi zyrtar.
Në fund të fjalimit, aktivisti u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë protestat dhe paralajmëroi pjesëmarrje të diasporës në tubimin e 12 shtatorit.
“Mos harroni, më 12 shtator diaspora ka njoftuar ardhje masive në Bulevard. Madje diaspora e Londrës, që ka më shumë rrugë për të bërë, është nisur dhe është rrugës për në Shqipëri”, tha ai.
Ai kërkoi gjithashtu që protestuesit të mblidhen pranë Kuvendit në rast se zhvillohet seancë parlamentare, ndërsa përsëriti thirrjen për mobilizim më 12 shtator.
“I bëj thirrje shqiptarëve, diasporës, që më 12 shtator të marrin automjetet, të presin biletat e avionit dhe të vijnë t’i drejtohemi Edi Ramës se Kryeministria është me popullin, as me Ramën, as me Ronin”, përfi aktivisti. 36 MINUTA ME PARE Protestuesit thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën, Ahmetaj ja nxorri të palarat Pamje nga protesta Në ditën e 102 të protestës, një protestuese pati një thirrje të veçantë ndaj SPAK-ut.
Ajo i bëri thirrje SPAK-ut, që ta arrestojë Edi Ramën. Protestuesja theksoi se Arben Ahmetaj ka renditur saktë akuza ndaj Ramës dhe qeverisë së tij të korruptuar dhe se SPAK duhet që të veprojë.
Protestuesja nënvizoi se Rama ka shitur Shqipërinë. I bëri thirrje dhe presidentit amerikan Donald Trump, që të ndihmojë që të çlirojë vendin tonë.
"I bëj thirrje SPAK-ut, pse nuk e arrestoni Edi Ramën? Arben Ahmetaj foli qartë, që këta e kanë shitur Shqipërinë. Vetëm unë kam qëndruar në Shqipëri nga motrat e mia se të tjerat kanë ikur jashtë vendit, sepse këtu janë arratisur të gjithë. Unë kam qenë dhe do jem në Shqipëri, sepse tokat e mia do i mbroj me gjak.
Zoti Trump, hajde arrestoje Edi Ramën, që ta shpëtosh Shqipërinë. Bëj që populli shqiptar të ketë dinjitet. Ndihmoje popullin shqiptar që ta heqim këtë Palloshin e gjatë. Çliroje popullin shqiptar zoti Trump", tha ajo. 45 MINUTA ME PARE Protestuesit bllokojnë Unazën e Tiranës, ndërpritet qarkullimi në të dyja anët (Video) Protesta e zhvilluar në Tiranë ka hyrë në ditën e 102-të, ndërsa këtë të mërkurë një pjesë e tubuesve ka bllokuar qarkullimin në Unazë.
Protestuesit u vendosën fillimisht në njërin krah të rrugës pranë urës së madhe, duke ndaluar lëvizjen e automjeteve. Më pas, bllokada u shtri edhe në krahun tjetër të aksit. Automjetet nuk u lejuan të kalonin në segmentin e bllokuar, ndërsa protestuesit hapën rrugën për ambulancat dhe rastet e emergjencës.
Në të njëjtën kohë, tubimi vijoi edhe përpara Kryeministrisë. Protestuesit mbajtën fjalime dhe përsëritën kërkesën për largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ndaj së cilës ngritën akuza për korrupsion.
Në fokus të disa prej fjalimeve ishte edhe përplasja e një dite më parë mes disa protestuesve dhe deputetes Iris Luarasi. Tubuesit komentuan pamjet e publikuara nga incidenti dhe kritikuan qëndrimin e deputetes.
Ndërkohë, organizatorët njoftuan se protesta do të vijojë edhe në javët e ardhshme. Ata paralajmëruan një protestë kombëtare më 12 nëntor, duke bërë thirrje që të bashkohen edhe shqiptarët e diasporës.
Protestuesit vijuan qëndrimin në bulevardin përpara Kryeministrisë, ndërsa bllokimi i Unazës shkaktoi ndërprerje të qarkullimit në zonë. 55 MINUTA ME PARE "Në shesh deri në largimin e Ramës", aktivisti: Kryeministri, koka e peshkut të qelbur Protestuesit kanë vijuar qëndrimin në shesh edhe në ditën e 102-të, ndërsa një prej aktivistëve ka deklaruar se protesta do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, aktivisti akuzoi qeverinë se po përpiqet t'i largojë protestuesit dhe kritikoi veprimet e policisë një ditë më parë.
“Sot jemi në ditën e 102-të të protestës edhe pse qeveria po tenton që të na largojë, por ne nuk largohemi pa ikur Edi Rama. Janë të tmerruar, të pashpresë. Dje nisën të shoqëronin pa bërë asnjë veprim të dhunshëm. Por asgjë nuk na ngul nga ky shesh pa larguar Edi Ramën”, deklaroi ai.
Qytetari ashpërsoi më tej tonet ndaj kryeministrit, të cilin e akuzoi për korrupsion dhe për dëmtimin e së ardhmes së qytetarëve.
“Sot është një nga ato ditë ku dua të flas shumë dhe nuk dua të flas aspak. Dua të kem një grusht të fortë që t’i bie kësaj Kryeministrie, e këtij kryeministri të korruptuar që na ka vjedhur të ardhmen dhe na ka shkatërruar të tashmen”, u shpreh ai.
Një pjesë të fjalimit aktivisti ia kushtoi deputetes së Partisë Socialiste, Iris Luarasi. Ai reagoi ndaj debatit të saj me disa protestuese dhe pretendoi se deputetja nuk kishte ngritur zërin në rastet kur qytetarë pjesëmarrës në protesta u shoqëruan nga policia.
“Dua të flas për Iris Luarasin, e cila u përfol dhe u viktimizua ku disa vajza protestuese, qëndrestare, që nuk i kanë vjedhur asnjë cent pushtetit, vajza që nuk kanë marrë asnjë vendim në atë parlament të krimit. I kërkuan Iris Luarasit llogari si një nga deputetet që nuk na përfaqëson. Po në vend që ajo të na jepte llogari, u viktimizua”, tha aktivisti.
Ai shtoi se gjatë protestave, disa qytetarë janë shoqëruar me forcë dhe janë mbajtur deri në 72 orë në paraburgim.
“Në këto 102 protesta janë marrë me forcë qytetarë, janë tërhequr zvarrë dhe janë mbajtur 72 orë në paraburgim. Ku ishe ti, Iris, që të ngrije zërin për këto gra që janë shoqëruar dhunshëm dhe për 72 orë u privuan paligjshmërisht nga e drejta për të qenë të lira. Ne nuk zgjedhim të viktimizohemi, zgjedhim të qëndrojmë”, përfi protestuesi. 1 ORE ME PARE 102 ditë revoltë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Rama ik, jep dorëheqjen” janë thirrjet që po shoqërojnë ditën e 102-të të protestës qytetare në Tiranë. Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar aksionin e tyre kundër qeverisë.
Në shesh janë mbledhur qytetarë të grupmoshave të ndryshme, mes tyre të rinj e të reja, gra, burra, të moshuar, por edhe familje me fëmijë. Pjesëmarrësit kanë shprehur arsyet e angazhimit të tyre në protestë, ndërsa në kor kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Marshimi do të ndalet para Kryeministrisë, ku këtë herë është parashikuar të mbahen fjalime. Më pas, protestuesit pritet të zhvendosen në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës, duke vijuar në këtë mënyrë ditën e 102-të të tubimeve.
Formati është i ndryshëm nga ai i një dite më parë. Protesta e djeshme nisi rreth orës 17:00 dhe vijoi deri në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa nuk pati fjalime. Aksioni u përqendrua fillimisht pranë institucioneve dhe më pas u zhvendos në disa prej akseve kryesore.
Tensione u regjistruan para Kuvendit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Situata u acarua pasi drejt makinave të disa deputetëve u hodhën vezë, ndërsa efektivët ndërhynë gjatë momenteve të tensionit. Gjatë protestës pati edhe arrestime, ndërsa rreth 20 tubues u shoqëruan në komisariat nga forcat e policisë dhe më pas u lanë të lirë.
Pas përplasjeve para Parlamentit, protestuesit vijuan aksionin duke bllokuar përkohësisht disa kryqëzime të rëndësishme të Tiranës, mes tyre zonën pranë Drejtorisë së Policisë dhe kryqëzimin e “Vasil Shantos”.
Ndryshe nga mbrëmja e djeshme, dita e 102-të rikthen fjalimet para Kryeministrisë, ndërsa protesta pritet të vijojë më pas me marshim në rrugët e kryeqytetit. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES Kuvendi nis mes protestave dhe akuzave/ PD mobilizohet pas përgjimit të Ahmetajt, qindra qytetarë rreth Parlamentit 8 Shtator 2026, 17:5517:55LIVE UPDATES Nga përgjimet te aferat e qeverisë/ Ahmetaj hap “dosjet”: Armët, 'Smart City', Air Tractor, Ron Yeffet dhe paratë publike 7 Shtator 2026, 22:5222:52LIVE UPDATES Situatë alarmante në Fier, flakët shkrumbojnë gjithçka; rrezikohen banesa dhe biznese 4 Shtator 2026, 19:2319:23LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Shtatori ndez vrullshëm protestat, të hënën rrethohet Kryeministria 2 Shtator 2026, 22:1522:15LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Shtatori sjell surpriza, Rama bllokohet në Kryeministri; policia përplaset me protestuesit 1 Shtator 2026, 21:0221:02LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Protestuesit mesazh Ramës: Po vjen shtatori! 14 Gusht 2026, 21:3721:37LIVE UPDATES

