Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ka vënë theksin te reformat dhe rezultatet konkrete në rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka artikuluar publikisht vlerësime optimiste për ecurinë e vendit drejt Bashkimit Europian, diplomatja europiane ka nënvizuar se puna që mbetet përpara është edhe më e rëndësishme.
Sipas saj, ambicia e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027 është një objektiv impenjativ dhe kërkon angazhim politik, reforma të qëndrueshme dhe zbatim efikas të kapitujve.
“Ecuria e arritur deri tani është e rëndësishme, por puna që duhet bërë është akoma më e rëndësishme”, u shpreh ambasadorja.
Ajo theksoi se Bashkimi Europian mbetet mbështetësi kryesor i Shqipërisë në këtë proces, por shtoi se besueshmëria e kësaj ambicieje do të matet përmes arritjeve konkrete.
“BE është mbështetësi juaji kryesor, por kredibiliteti dhe besueshmëria e kësaj ambicie do të varet tek arritjet”, tha Moreira de Sousa. “Rezultatet për qytetarët” Ambasadorja nënvizoi gjithashtu se integrimi europian nuk duhet të shihet vetëm si anëtarësim në një organizatë, por si një proces që duhet të sjellë ndryshime të prekshme për qytetarët.
Ajo tha se synimi është që reformat të ndihen në jetën e përditshme dhe që të rinjtë të shohin të ardhmen e tyre në vendet e tyre.
“Mesazhi është i qartë: vazhdoni me këtë punë që po bëni, mbani fokusin tek rezultatet për qytetarët”, deklaroi ajo.
Sipas ambasadores, perspektiva europiane për Ballkanin Perëndimor nënkupton ekonomi më të lidhura, më shumë mundësi për të rinjtë dhe zgjidhjen e dallimeve politike përmes dialogut. Shqipëria drejt 2027-ës Ambasadorja e BE-së u ndal edhe te objektivi për përfundimin e negociatave deri në vitin 2027, duke e cilësuar atë një ambicie që kërkon angazhim të vazhdueshëm.
“Ambicia për të mbyllur negociatat deri në 2027 është impenjative, kërkon angazhim politik, reforma të mëtejshme të qëndrueshme dhe zbatim efikas i të gjithë kapitujve”, tha ajo.
Në fund, Moreira de Sousa theksoi se rrugëtimi europian duhet të vijojë përtej objektivit formal të anëtarësimit, duke sjellë një transformim të mëtejshëm të vendit dhe përfitime konkrete për qytetarët. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

