Lajme Zone
Demonstrata në Kosovë, Ramush Haradinaj del të flasë me protestuesit/ Deputetja e PDK-së: Policia po zbaton detyrën që i kanë dhënë pa të drejtë
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Demonstrata në Kosovë, Ramush Haradinaj del të flasë me protestuesit/ Deputetja e PDK-së: Policia po zbaton detyrën që i kanë dhënë pa të drejtë

Demonstrata përpara Kuvendit në Kosovë ka agravuar, teksa përplasjet mes policisë dhe protestuesve vazhdojnë.

Demonstrata përpara Kuvendit në Kosovë ka agravuar, teksa përplasjet mes policisë dhe protestuesve vazhdojnë. Ramush Haradinaj ka dalë nga dyert e Kuvendit teksa ka tentuar të flasë me protestuesit.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar për situatën e krijuar gjatë protestës në Kosovë, duke e drejtuar përgjegjësinë te pushteti dhe jo te Policia e Kosovës.

Deliu tha se policia po zbaton detyrat që i janë dhënë nga institucionet shtetërore, ndërsa kritikoi mënyrën se si po menaxhohet situata nga qeveria.

“Është mbushur spitali i Kosovës me protestues. Nuk ka faj Policia e Kosovës. Policia e Kosovës po zbaton detyrën që ia ka dhënë aparati shtetëror pa të drejtë”, u shpreh Deliu. Top Channel