Liga e Kampioneve dhuroi plot 11 gola të shënuar në dy sfidat e orës 18:45.
Surpriza më e madhe erdhi nga Italia, ku Como e Cesc Fabregad mposhti pastër 4-1 Manchester Unitedin.
Nico Paz u shndërrua në heroin e mbrëmjes për italianët duke realizuar një dopietë.
Golat e tjerë për vendasit u shënuan nga Douvikas dhe Ramon, ndërsa Zirkzee shënoi golin e nderit për anglezët. Kjo fitore e ngjit Comon në kuotën e gjashtë pikëve pas tri ndeshjeve të para në fazën e ligës.
Nga ana tjetër, Manchester United mbetet në kuotën e tri pikëve duke thelluar krizën e rezultateve, të cilat mund të sjellin shkarkimin e trajnerit Michael Carrick.
Në përballjen tjetër, Galatasaray arriti një fitore të madhe 4-2 në transfertë përballë Lille.
Ekipi turk siguroi tri pikët falë golave të Akgun, Batrakov, Torreira dhe yllit nigerian Victor Osimhen. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

