Lajme Zone
Frika nga sulmet Huthi/ SHBA largon diplomatët dhe familjet e tyre nga Gjiri Persik
BotëCNA

Frika nga sulmet Huthi/ SHBA largon diplomatët dhe familjet e tyre nga Gjiri Persik

SHBA-të kanë urdhëruar largimin e personelit të ambasadës dhe familjeve të tyre nga Arabia Saudite, ndërsa masa të ngjashme pritet të prekin edhe disa vende të tjera të Gjirit Persik. Sipas burimeve, familjarët e personelit diplomatik amerikan do të largohen gjithashtu nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania, Katari dhe Bahreini. Ndërkohë, televizioni Al Jazeera raporton se Departamenti Amerikan

SHBA-të kanë urdhëruar largimin e personelit të ambasadës dhe familjeve të tyre nga Arabia Saudite, ndërsa masa të ngjashme pritet të prekin edhe disa vende të tjera të Gjirit Persik.

Sipas burimeve, familjarët e personelit diplomatik amerikan do të largohen gjithashtu nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania, Katari dhe Bahreini.

Ndërkohë, televizioni Al Jazeera raporton se Departamenti Amerikan i Shtetit po përgatitet të nxjerrë një urdhër për largimin e personelit diplomatik dhe familjeve të tyre nga e gjithë zona e Gjirit.

Sipas mediave të huaja vendimi lidhet me rrezikun e rifillimit të luftimeve në rajon, veçanërisht me përfshirjen e mundshme të rebelëve Huthi në Jemen.

Të mërkurën, ambasada amerikane në Riad lëshoi një paralajmërim sigurie për mundësinë e sulmeve të tjera të Huthive ndaj Arabisë Saudite, pas sulmeve vdekjeprurëse të raportuara së fundmi, përfshirë edhe një sulm në aeroportin e Riadit.

Dy zyrtarë amerikanë kanë bërë të ditur se urdhri mund të përfshijë largimin e të gjithë personelit dhe familjeve të tyre nga ambasada amerikane në Arabinë Saudite.

Zhvillimet vijnë në një kohë tensionesh të shtuara në rajon dhe shqetësimesh për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.