Lajme Zone
LIVE Bayern-Arsenal/ Rikthehet baraspesha, super-asisti i Kane gjen të papërgatitur mbrojtjen e “Topçinjve” (Video)
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE Bayern-Arsenal/ Rikthehet baraspesha, super-asisti i Kane gjen të papërgatitur mbrojtjen e “Topçinjve” (Video)

Mbrëmje e madhe futbolli në Champions League! Bayern Munich dhe Arsenal përballen sot, në kuadër të javës së tretë të fazës së ligës, në një nga sfidat më tërheqëse të këtij raundi, e cila transmetohet live në Top Channel.

Mbrëmje e madhe futbolli në Champions League! Bayern Munich dhe Arsenal përballen sot, në kuadër të javës së tretë të fazës së ligës, në një nga sfidat më tërheqëse të këtij raundi, e cila transmetohet live në Top Channel. Bavarezët kërkojnë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës së tyre për të marrë tri pikët, ndërsa Arsenali udhëton drejt Gjermanisë me synimin për të konfirmuar ambiciet e tij në arenën europiane.

Skuadra gjermane ka treguar forcën e saj në fazën sulmuese, por barazimi spektakolar 3-3 ndaj Viking FK në ndeshjen e fundit europiane ka nxjerrë në pah edhe disa probleme në mbrojtje.

Në krahun tjetër, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta vjen me objektiva të qarta. Arsenali ka nisur mirë aventurën europiane dhe fitorja 3-0 ndaj Lille në ndeshjen e kaluar të Champions League i ka dhënë një tjetër shtysë skuadrës londineze.

Përballja do të jetë gjithashtu një provë e rëndësishme për organizimin taktik të Arsenalit përballë presionit të lartë dhe fuqisë sulmuese të kampionëve gjermanë.

Bavarezët do të kenë mungesa të rëndësishme. Michael Olise është i pezulluar, ndërsa Jamal Musiala vijon të jetë një mungesë për shkak dëmtimi. Edhe Joshua Kimmich nuk do të jetë në dispozicion për këtë takim, sipas njoftimit të klubit gjerman.

Arsenali, nga ana tjetër, synon të shfrytëzojë shpejtësinë në sulm dhe organizimin kolektiv për të vënë në vështirësi prapavijën vendase.

Bilanci i përballjeve direkte në Champions League anon nga gjermanët. Në 15 takimet e zhvilluara mes dy skuadrave në këtë kompeticion, Bayern ka regjistruar tetë fitore, Arsenali katër, ndërsa tri ndeshje janë mbyllur në barazim.

Megjithatë, londinezët kanë një arsye për të besuar. Në përballjen e fundit mes tyre, sezonin e kaluar, Arsenali triumfoi 3-1 në Londër, duke ndërprerë serinë pozitive të bavarezëve ndaj skuadrës angleze.

Tashmë, sfida në Mynih vjen si një mundësi për Bayern-in për të reaguar dhe për Arsenalin për të dëshmuar se mund të fitojë edhe në një prej stadiumeve më të vështira të Europës.

REZULTATI LIVE:

BAYERN 1-1 ARSENAL

Davies 35′ / Eze 25′

NGJARJET KRYESORE:

49′ Upamecano godet me kokë, por tentativa e tij ndalet nga Raya.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

35′ Goool Bayern 1-1/ Kane jep një super-asist për Davies, i cili i vetëm me Raya, tund rrjetën dhe rikthen baraspeshën. (Video)

25′ Goool Arsenali 0-1/ Eze merr një top të gjatë dhe i vetëm përballë Neuerit nuk gabon. Anësori e anuloi për pozicion të parregullt, por VAR ndërhyri duke e konfirmuar gol. (Video)

21′ Gnabry merr një top në zonë, por tentativa e tij ndalet nga Raya.

1′ Starton sfida në “Allianz Arena”!

FORMACIONET ZYRTARE: Top Channel