Lajme Zone
Komisioneri i OKB-së: Protestat në Shqipëri të zgjidhen përmes dialogut gjithëpërfshirës
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Komisioneri i OKB-së: Protestat në Shqipëri të zgjidhen përmes dialogut gjithëpërfshirës

Komisioneri i Lartë i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara, Volker Türk, ka ndarë një mesazh lidhur me protestat që po zhvillohen paralelisht në disa shtete të Europës, përfshirë edhe Shqipërinë. Sipas komisionerit, protestat masive po ngrenë shqetësime për të drejtat e njeriut. Türk dënon aktet e dhunës dhe bën thirrje për parandalimin e mëtejshëm të tyre. Komisioneri i OKB-së shton se m

Komisioneri i Lartë i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara, Volker Türk, ka ndarë një mesazh lidhur me protestat që po zhvillohen paralelisht në disa shtete të Europës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Sipas komisionerit, protestat masive po ngrenë shqetësime për të drejtat e njeriut.

Türk dënon aktet e dhunës dhe bën thirrje për parandalimin e mëtejshëm të tyre.

Komisioneri i OKB-së shton se mënyra më e mirë dhe e vetme përpara është dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt. "Protestat masive në të gjithë Shqipërinë, Belgjikën, Francën, Italinë dhe Portugalinë po ngrenë shqetësime për të drejtat e njeriut. Unë dënoj të gjitha aktet e dhunës dhe u bëj thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë të ulin tensionet dhe të parandalojnë dhunë të mëtejshme. Mënyra më e mirë dhe e vetme përpara është dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt.

Njerëzit kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore dhe që zëri i tyre të dëgjohet. Shtetet duhet të lehtësojnë këto të drejta.

Unë dënoj veprimet e atyre që shfrytëzojnë protestat për të kryer akte dhune dhe vandalizmi kundër pronës publike dhe private. Ata duhet të mbahen përgjegjës individualisht",-thuhet në reagim./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.