Lajme Zone
Champions League/ Spektakël në PSG-Barcelona, rezultatet në kohë reale
SportCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Champions League/ Spektakël në PSG-Barcelona, rezultatet në kohë reale

Dy protestues janë transportuar me ambulancë mbrëmjen e so...

Mbrëmjen e kësaj të marte zhvillohen shtatë ndeshje të vlefshme për raundin e tretë në fazën e ligës në Champions League.

Vëmendja kryesore do të jetë në Paris, aty ku kampionët në fuqi të Paris Saint-Germain do të presin skuadrën e Barcelonës.

Një transfertë delikate e pret Liverpool-in, që do të luajë në Spanjë ndaj Villarreal pasi ka siguruar 2 fitore të mëparshme kundër Atletico Madrid dhe LASK.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Atletico Madrid udhëton drejt Gjermanisë për t'u përballur me Stuttgart pas një bilanci me 1 fitore dhe 1 humbje, Manchester City pret në shtëpi grekët e AEK-ut, ndërsa Napoli luan në fushën e tij ndaj Bodo/Glimt.

Paralelisht, Roma do të kërkojë fitoren e saj të parë duke pritur Slovan Bratislava-n, ndërkohë që do të luhet edhe dueli mes Porto-s dhe PSV-së.

REZULTATET LIVE

PSG-BARCELONA 0-0

ROMA-SLOVAN BRATISLAVA 0-0

PORTO-PSV 0-0

LIVERPOOL-VILLARREAL 0-1

MAN CITY-AEK 1-0

NAPOLI-BODO/GLIMT 1-0

STTUTGART-ATLETICO MADRID 0-0 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.