Lajme Zone
Vrasja e 46-vjeçarit në Tiranë/ Dalin pamjet nga vendngjarja
Të tjeraCNA

Vrasja e 46-vjeçarit në Tiranë/ Dalin pamjet nga vendngjarja

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka publikuar në rrjete...

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në zonën pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, ndërsa janë publikuar dhe pamjet nga vendngjarja.

Siç shihet edhe në video, një person, që dyshohet se është djali i viktimës, është në gjendje të rënduar emocionale.

Sipas informacioneve zyrtare, viktimë ka mbetur shtetasi I.H., 46 vjeç, i cili është qëlluar për vdekje me armë zjarri brenda automjetit të tij, tip “Volvo”.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh, ndërsa ende nuk dihet asnjë detaj për autorin/ët e vrasjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të atentatit.

Vrasja vjen në një kohë trazirash për kryeqytetin, pas protestave që kanë përfshirë prej më shumë se një jave kryeqytetin. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.