Lajme Zone
Protestat/ Klosi: Deri nga mbasditja ishin studentët, më pas dolën ata me kapuç
PolitikëCNA

Protestat/ Klosi: Deri nga mbasditja ishin studentët, më pas dolën ata me kapuç

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka publikuar në rrjete...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me protestat studentore që po zhvillohen në Tiranë.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Klosi tha deri nga mbasditja ka pasur një protestë paqësore të studentëve, ndërsa më vonë sipas tij në bulevard dolën ata “me kapuç”.

Këta të fundit, sipas Klosit, nisën të qëllojnë me gurë dhe dëmtojnë rendin publik. “Pra ajo që edhe sot ka vazhduar ka qenë një histori e ndarë në dy pjesë. Pra deri nga mbasditja ka pasur një protestë të studentëve, le të themi studentëve, por protestuesve paqësorë, të cilët gjatë gjithë ditës e shoqëruan protestën e tyre në bulevard pa asnjë incident. Dhe kur errësira ra, dolën ata me kapuç që filluan të gjuajnë me gurë edhe të kërkojnë dëmtim të rendit publik.

Nuk ka pasur, le të themi, shumë përplasje, sepse forca e pjesës negative apo pjesës së dhunës ka rënë. Por në rastet kur forcat e errëta, ata të cilët realisht nuk kanë asnjë lidhje as me jetën studentore, as me jetën të qytetit, ata të cilët kërkojnë ta zgjidhin këtë problem me dhunë, shteti padyshim do të përgjigjet për të ruajtur qenësinë publike, për të ruajtur bizneset”, tha Klosi. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.