Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka publikuar në rrjetet sociale një video të disa personave të maskuar që sipas tij kanë dalë nga Ministria e Brendhsme.
Këlliçi thotë se këta persona po përgatiteshin për të sulmuar studentët dhe të rinjtë. Ai shkruan më tej se këto janë ata që janë vënë në dispozicion për të ruajtur pushtetin e kreut të qeverisë Edi Rmës. “Ja një shpurë banditësh të maskuar që dalin nga ambjentet e Ministrisë së Brendshme, gati për t'iu vërsulur studentëve dhe rinisë.
Këto janë tiparet e narkoshtetit, të vënë në dispozicion, për të ruajtur karrigen dhe pushtetin e korruptuar të Edi Ramës”, shkruan Këlliçi. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

